Njoftim i Kompanisë ALBtelecom Sh.A.mbi terminimin e Paketës Super 800 Pa Limit

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e telefonisë së lëvizshme se duke filluar nga data 17 janar 2022, paketa standarde 30 ditore me parapagesë Super 800 Pa Limit nuk do të ofrohet më në treg. Të gjithë klientët që do ta kenë aktive këtë paketë në këtë datë, do të vijojnë ta përdorin deri në përfundim të vlefshmërisë së paketës.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 13 Dhjetor 2021