Njoftim i shoqërisë ALBtelecom Sh.A.

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e tij të telefonisë së lëvizsshme, se duke filluar nga data 25 mars 2019, statusi i rimbushjeve do të ndryshojë sipas rregullit më poshtë:

  • Për rimbushje nga 0-500 Lekë, afati i vlefshmërisë së rimbushjes do të jetë 1 muaj.
  • Për rimbushje nga 501-1,000 Lekë, afati i vlefshmërisë së rimbushjes do të jetë 2 muaj.
  • Për rimbushje nga 1,001-2,000 Lekë, afati i vlefshmërisë së rimbushjes do të jetë 3 muaj.
  • Për rimbushje mbi 2,000 Lekë, afati i vlefshmërisë së rimbushjes do të jetë 6 muaj.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 20 Shkurt 2019