Njoftim i shoqërisë ALBtelecom Sh.A.
ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e tij të telefonisë së lëvizsshme, se duke filluar nga data 15 maj 2019 do të ofrohen në treg 4 paketa të reja interneti me përfitimet si më poshtë:
Paketat | Ditore | Mujore 1 | Mujore 2 | Mujore 3 |
Çmimi (me TVSH) | 100 | 500 | 750 | 1000 |
Vëllimi i internetit | 0.5 GB | 2 GB | 4 GB | 6 GB |
Vlefshmëria | 24 orë | 30 ditë | 30 ditë | 30 ditë |
Paketat ekzistuese Ditore 100, Mujore 300, Mujore 500, Mujore 600 dhe Mujore 1000 nga data 15 maj nuk do të ofrohen më në treg. Të gjithë pajtimtarët me parapagesë dhe paspagesë të cilët kanë një nga këto paketa aktive në momentin e ndryshimit, do të vazhdojnë ta përdorin deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së tyre.
Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.”