Njoftim i shoqërisë ALBtelecom Sh.A.

ALBtelecom njofton abonentët e tij të telefonisë së lëvizshme, se duke filluar nga data 06 qershor 2019 Shtesat (Ekstra Internet 400 dhe Ekstra Internet 500) e paketave standarde SUPER do të kenë afat vlefshmërie nga momenti i aktivizimit deri në përfundim të afatit të paketës standarde SUPER që abonenti ka të aktivizuar në atë moment.

Të gjithë pajtimtarët me parapagesë të cilët kanë një nga këto Shtesa (ekstra) aktive në momentin e ndryshimit, do të vazhdojnë ta përdorin deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së tyre.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona ALBtelecom ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 11 Prill 2019