Njoftim mbi ndryshimet e SuperFamilja

Duke filluar nga data 1 shtator 2022, përfitimet e SuperFamilja do të ndryshojnë si më poshtë:

10% zbritje, deri në 50% zbritje në faturën e shërbimit Internet ose IPTV

2 GB me çdo aktivizim të Paketave Super (700 Lekë e sipër) apo për çdo anëtar mobile me kontratë

(me pajtim mujor 700 Lekë e sipër).

Për anëtarët individual me parapagesë dhe planet tarifore Control - për çdo aktivizim të paketave Super (duke filluar nga Super 700) nga anëtarët mobile me parapagesë dhe control, aplikohet 10% zbritje në faturën e fiksit (nese numri fiks nuk ka asnjë faturë të papaguar deri në fund të muajit).

Për numrat me kontratë individuale – për secilin numër me kontratë individuale që është anëtar i grupit SuperFamilja (duke filluar nga 700 Lekë) në datën 1 të çdo muaji nëse kontrata është në status aktiv dhe nuk ka fatura të papaguara deri më datë 23 të muajit paraardhës, si edhe nëse numri fiks nuk ka asnjë faturë të papaguar deri në fund të muajit, do të aplikohet 10% zbritje në faturën e fiksit.

  • 2 GB internet dhuratë çdo muaj

Për numrat individual me parapagesë dhe planet tarifore Control - ditën e nesërme pas çdo aktivizimi të paketave Super (duke filluar nga Super 700).

Për numrat me kontratë individuale - në datën 1 të cdo muaji, nëse kontrata është në status aktiv dhe nuk ka fatura të papaguara.

Shënim: Ndryshimet e sipërpërmendura do të aplikohen vetëm për klientët që bëhen pjesë e grupit Superfamilja duke filluar nga data 01.09.2022. Klientët që jane bërë pjesë e SuperFamiljes përpara datës 01.09.2022, në zbatim të afatit 30 ditor të njoftimit, do të preken nga ndryshimet e sipërpërmendura 30 ditë nga data e aktivizimit të Grupit SuperFamilja.

Pajtimtarët ekzistues, të cilët janë të pajtuar vetëm në shërbimin e telefonisë fikse dhe që janë bërë pjesë e grupit përpara datës 01.09.2022, do të preken gjithashtu nga ndryshimet e sipërpërmendura dhe njëherësh nuk do të mund të shtojnë anëtarë të rinj në Grup. Pas datës 01.09.2022, asnjë pajtimtar i pajtuar vetëm në shërbimin e telefonisë fikse, nuk do të ketë mundësi të krijojë grup SuperFamilja.

KUSHTE DHE AFATE

Zbritja në tarifën mujore të shërbimit IPTV, Internet apo Fiks mund të përfitohet nga aktiviteti i anëtarëve mobile të grupit, me parapagesë dhe me kontratë individuale maximum 5 anëtarë.

  1. Zbritja prej 10% do të aplikohet në tarifën mujore të “shërbimeve Internet dhe IPTV”. Kjo zbritje do të aplikohet për çdo blerje të paketave Super (duke filluar nga Super 700) nga anëtarët mobile me parapagesë dhe ne planet Control te grupit SuperFamilja, dhe për çdo anetar me kontratë individuale që në datën 23 te cdo muaji nuk ka detyrime te pashlyera si dhe nese numri fiks nuk ka asnje fature te papaguar deri ne fund te muajit.
  2. Vlera totale e zbritjes që aplikohet në faturën e fiksit llogaritet duke zbritur 10% nga vlera neto e sherbimit Internet/IPTV për cdo paketë Super (duke filluar nga Super 700) te aktivizuar nga anëtaret mobile dhe per për cdo numër me kontratë individuale që në datën 23 të cdo muaji nuk ka detyrime te pashlyera si dhe nese numri fiks nuk ka asnje fature te papaguar deri ne fund te muajit.
  3. Përfitimet e të qenit pjesë e Grupit SuperFamilja mund të sigurohen vetëm për paketat mujore Super mobile me parapagesë (duke filluar nga Super 700) që janë aktivizuar pasi numri mobile ka marrë mesazhin e konfirmimit që është bërë pjesë e Grupit.
  4. Në muajin në të cilin krijohet Grupi, zbritja do të llogaritet vetëm për paketat mujore mobile me parapagesë dhe anëtarët me kontratë individuale që janë aktivizuar pasi numri mobile ka marrë mesazhin e konfirmimit që është bërë pjesë e Grupit.
  5. Zbritja prej 10% do te aplikohet edhe nëse anëtarët mobile të grupit SuperFamilja janë pjesë e ofertave promocionale që ofrojnë zbritje në paketat mujore mobile Super me parapagesë (me kusht që vlera përfundimtare e paketës të mos jetë më pak se 700 Lekë).
Përditësuar: 1 Gusht 2022