Njoftim i ALBtelecom Sh.a

ALBtelecom i njofton të gjithë abonentët e tij të telefonisë së lëvizshme se pas datës 29 shtator 2019 plani tarifor me paspagesë Super Smart 4500, Super Smart 6000 dhe plani hibrid Control 500 nuk do të ofrohen më në treg.

Të gjithë abonentët që kanë aktivizuar apo aktivizojnë një nga këto plane tarifore deri në datën 29 shtator 2019 do të vazhdojnë t’i përfitojnë planet tarifore përkatëse deri në përfundim të afatit të vlefshmërisë së kontratës.

Për më shumë informacion, vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 22 Gusht 2019