THIRRJE E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONARËVE TË ALBTELECOM SH.A
Tiranë, më 01/08/2019
Aksionarëve të ALBtelecom sh.a
Në emër të ALBTELECOM SH.A (“ALBtelecom” ose “Shoqëria”) shoqëri aksionare, me adresë në Autostradën Tiranë – Durrës, Km. 7, Kashar, Tiranë, Shqipëri, regjistruar me Vendimin Nr. 20820, datë 16.02.1999 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, (www.albtelecom.al).
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve të ALBtelecom
Vendi: ALBtelecom sh.a.
Autostrada Tiranë-Durrës, Km. 7, Kashar, Shqipëri
Data: 22/08/2019
Ora: 10:00
Rendi i ditës për këtë Mbledhje propozohet:
- Marrja e vendimit për abrogimin e Vendimit nr.2, datë 18.07.2019 të Asamblesë së Përgjithshme të Aksionarëve.
- Marrja e Vendimit bazuar në Ligjin Nr.9901, datë 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar, Neni 136, në lidhje me procesin e rinovimit të Licencës/Autorizimit Individual për përdorimin e frekuencave në brezat 900 MHz dhe 1800 MHz për një periudhë vlefshmërie 15 vjet.
- Të ndryshme.
Për cdo informacion të mëtejshëm që mund t’ju nevojitet, ju lutem kontaktoni Z.Ervin Shpori, Drejtor i Grupit Ligjor, Rregullator dhe Konkurrencës, njëkohësisht dhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Autostrada Tiranë- Durrës, Km. 7, Kashar, Tiranë, Shqipëri.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tahsin YILMAZ
Administrator