THIRRJE E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONARËVE TË ALBTELECOM SH.A
Tiranë, më 21/04/2021
Aksionarëve të ALBtelecom sh.a
Në emër të ALBTELECOM SH.A (“ALBtelecom” ose “Shoqëria”) shoqëri aksionare, me adresë në Autostradën Tiranë – Durrës, Km. 7, Kashar, Tiranë, Shqipëri, regjistruar me Vendimin Nr. 20820, datë 16.02.1999 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, (www.albtelecom.al).
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë
Vendi: ALBtelecom sh.a.
Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi “Square 21”, Tirane
Data: 14/05/2021
Ora: 11:00
Rendi i ditës për këtë Mbledhje propozohet:
- Miratimi i Dokumenteve të miratuara me Vendimin Nr. 3, datë 9 prill 2021 të Këshillit të Administrimit:
- Raporti i Veprimtarisë së vitit 2020 të Shoqërisë;
- Pasqyrat Financiare për vitin 2020 për Shoqërinë dhe Raportin e Ekspertit Kontabël të Autorizuar - Mazars sh.p.k;
- Deklarata e Miradministrimit të Shoqërisë për vitin 2020;
- Miratimi i shpërndarjes ose jo të fitimeve vjetore për Vitin Financiar 2020.
- Shkarkimi nga përgjegjësia e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë në lidhje me administrimin e Shoqërisë për Vitin 2020.
- Miratimi i emërimit të Mazars sh.p.k, në cilësinë e Ekspertit Kontabel të Autorizuar për një periudhë 1 vjeçare, duke filluar nga data 26.05.2021, për kontrollin e vitit ushtrimor 2021.
- Miratimi i ndryshimit te nenit 2, paragrafi 2.1 i Statutit te Shoqërise me përmbajtjen si vijon:
Selia e rregjistruar e Shoqërisë është në adresën Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi Square 21, Tiranë, Shqipëri.
- Të ndryshme;
Për çdo informacion të mëtejshëm që mund t’ju nevojitet, ju lutem kontaktoni Z.Ervin Shpori, Drejtor i Grupit Ligjor, Rregullator dhe Konkurrencës, njëkohësisht dhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi “Square 21”, Tiranë, Shqipëri.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Bilgen ALDAN
_______________
Administrator