THIRRJE E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONARËVE TË ALBTELECOM SH.A
Tiranë, më 15/09/2021
Aksionarëve të ALBtelecom sh.a
Në emër të ALBTELECOM SH.A (“ALBtelecom” ose “Shoqëria”) shoqëri aksionare, me adresë në: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi “Square 21”, Tiranë, Shqipëri, regjistruar me Vendimin Nr. 20820, datë 16.02.1999 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, www.albtelecom.al).
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë
Vendi: ALBtelecom Sh.a.
Rruga ” Muhedin Llagami”, Kompleksi “Square 21”, Tiranë
Data: 08/10/2021
Ora: 11:00
Rendi i ditës për këtë Mbledhje propozohet:
- Miratimi i ndryshimit të Nenit 9, Paragrafi 9.2 i Statutit të Shoqërisë me përmbajtjen si vijon:
“Kohëzgjatja e detyrës së anëtarëve të Këshillit të Administrimit është deri 3 (tre) vjet me të drejtë rizgjedhjeje. Anëtarët që emërohen nga Asambleja e Përgjithshme mund të revokohen për çfarëdo arsye nga Asambleja e Përgjithshme me vendim të miratuar me shumicë të zakonshme.”
- Miratimi i rinovimit të afatit në detyrën e anëtarit të Keshillit te Administrimit për disa anëtarë të Këshillit të Administrimit.
- Të ndryshme;
Për çdo informacion të mëtejshëm që mund t’ju nevojitet, ju lutemi kontaktoni Z. Ervin Shpori, Drejtor i Grupit Ligjor, Rregullator dhe Konkurrencës, njëkohësisht edhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Rruga “Muhedin Llagami”, Kompleksi “Square 21”, Tiranë, Shqipëri.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Bilgen ALDAN
Administrator