Ndajmë eksperiencën me brezin e ri

ALBtelecom ka vijuar me një prej seancave të forumeve akademike në ambientet e Eagle Center, Flagship me studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të Universitetit të Tiranës.

Këto seanca zhvillohen në kuadër të përgjegjësisë sociale të kompanisë, si dhe për të kontribuar në fushën akademike.

Në këtë takim është ndarë eksperienca shumëvjeçare dhe ekspertiza më e mirë në fushën e telekomunikacioneve. Ky aktivitet u ka dhënë mundësi studentëve të njihen më nga afër me praktikën e punës në korporata të mëdha.
Studentë të vitit të parë të Masterit në degën e Komunikimit për ndryshim social në Universitetin e Tiranës kanë patur mundësinë të njihen me teknikat dhe strategjinë e komunikimit me publikun dhe marrëdhënien me median në ALBtelecom dhe Eagle Mobile në një takim që patën me Drejtorin e Divizionit të Marrëdhënieve me Publikun, z. Alban Tartari.
Fushata e Forumeve Akademike të ALBtelecom do të vazhdojë gjatë gjithë vitit akademik dhe do të shtrihet në universitete të ndryshme shtetërore dhe private në Tiranë.

Përditësuar: 22 Maj 2015