Ndajmë eksperiencën me brezin e ri

Studentë e Pedagogë të Universitetit Pavarësia në Vlorë vizitojmë ALBtelecom

Pedagogë dhe Studentë të Universitetit Pavarësia në Vlorë kanë marrë pjesë në një seancë të forumeve akademike në ambientet e ALBtelecom në Tiranë.

Studentë të vitit e dytë dhe të tretë që studiojnë lëndën e telekomunikacionit, rrjeteve kompjuterike dhe multimedia kanë zhvilluar një vizitë, ku kanë parë nga afër dhe kanë dëgjuar nga një grup inxhinierësh profesionistë dhe teknikësh telekomunikacioni rreth sistemeve të avancuara të telekomunikimit që kompania aplikon; llojeve ofruara të shërbimeve, tipit të antenave në përdorim, mediat e transmetimit, mënyra e përhapjes së sinjalit fiks dhe mobil, transmetimi analog apo dixhital, kapja dhe korrigjimi i gabimeve, pajisjet ISDN, lidhjet satelitore, GPRS, sistemi NGN dhe TDM, etj..

Qëllimi e kësaj vizite ka qenë informimi rreth potencialeve të kompanisë ALBtelecom, si dhe vëzhgimi i disa elementëve ilustruese të punës së përditshme në një pjesë të kompanisë së bashku me shpjegimet e një personi teknik.Forumet akademikë të ALBtelecom do të vijojnë gjatë gjithë vitit akademik dhe do të shtrihet në universitete të ndryshme shtetërore dhe private në Tiranë, me qëllim informimin dhe shkëmbimin e eksperiencës moderne të kësaj kompanie për brezin e ri.

Përditësuar: 27 Maj 2015