Njoftime për Media 2016
ALBtelecom nderohet me çmimin Sipërmarrja Inovatore e Vitit
Kompania ALBtelecom nderohet me çmimin “Bleta e Artë” 2016, në kategorinë “Sipërmarrja Inovative e vitit”, për zgjidhjet inovative të ofruara përmes platformës së biznesit “Smart Business”.

Teatri i Metropolit dhe ALBtelecom një bashkëpunim i frytshëm në mbështetje të artit
Në këtë sezon artistik ALBtelecom ka qenë më pranë artit, nëpërmjet bashkëpunimit me Qendrën Kulturore Tirana (Teatri i Metropolit). Në kuadër të përgjegjësisë sociale, kjo kompani i jep një rëndësi të veçantë promovimit të artit dhe kulturës shqiptare, për të qenë më afër komunitetit.

ALBtelecom merr çmimin e cilësisë "SAP Quality Award"
Kompania numër një e telekomunikacionit në Shqipëri, ALBtelecom, është përzgjedhur fituese e çmimit “SAP Quality Award” për Evropën Juglindore në kategorinë e Transformimit të Biznesit.

ALBtelecom Fan Zone kthen sheshet e qyteteve në "mini-stadiume" për fansat e Kombëtares
Edhe këtë verë ALBtelecom zgjedh të jetë pranë abonentëve, sidomos fansave të sportit, duke i mundësuar një hapësirë të veçantë siç është “ALBtelecom Fan Zone”. Nga data 10 Qershor, ALBtelecom ka ngritur “mini-stadiume” në disa qendra qytetesh, për të ndjekur ndeshjet në një shoqëri të mirë si edhe për t’u argëtuar me të gjithë familjen.

Loja Promocionale ALBtv shpërblen abonentët ALBtelecom
Sezoni veror ka nisur me traditën e surprizave të ALBtelecom, kompanisë së vetme në Shqipëri që ofron të gjitha shërbimet e telekomunikacionit në një pikë të vetme.