Njoftime për Media 2017

ALBtelecom me një infrastrukturë rrjeti IPv6, të certifikuar nga Qendra e Koordinimit të Rrjetit RIPE.

Infrastruktura e rrjetit IPv6 të ALBtelecom është pranuar dhe certifikuar nga Qendra e Koordinimit të Rrjetit RIPE për Evropën, Lindjen e Mesme dhe pjesë të Azisë Qendrore, si një infrastrukturë që i plotëson të gjitha kushtet për të ofruar shërbim me standardet e duhura. Bazuar në performancën dhe aftësitë shfaqur gjatë bashkëpunimit me këtë Autoritet, kompania ALBtelecom është certifikuar me yjet IPv6 në tre kategori: IPv6 Security, IPv6 Addressing, dhe IPv6 Essentials.

Përditësuar: 23 Mars 2017
Përditësuar: 3 Mars 2017

Këshilli Kombëtar i Punës zgjedh ambientet e kompanisë ALBtelecom për të zhvilluar mbledhjen e tij të radhës, të datës 17.02.2017.

Sot, në ambientet e kompanisë ALBtelecom është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Kombëtar të Punës, ku temë kryesore e saj ishte rritja e nivelit të pagës minimale në vend, duke filluar prej 1 Marsit 2017. Prej disa javësh Ministri i Mirëqenies Sociale kishte deklaruar se gjatë mbledhjes së radhës do të merrej një vendim i KKP-së, i cili kishte rënë dakord paraprakisht edhe me grupet e interesit.

Përditësuar: 21 Shkurt 2017

ALBtelecom u kushton rëndësi të veçantë “Të Drejtave të Barabarta të Punonjësve në Vendin e Punës”

Në kuadrin e promovimit të vlerave të kompanisë, Akademia e Trajnimeve të ALBtelecom është mbledhur këtë herë për tu fokusuar tek të drejtat e barabarta të punonjësve, dhe veçanërisht në një nga vlerat e dukshme të kësaj kompanie “TË QËNIT I DREJTË”. Kjo seancë u organizua në sallën e Akademisë së Trajnimit në zyrat qendrore të kësaj kompanie.

Përditësuar: 3 Shkurt 2017
Përditësuar: 23 Shkurt 2017