ALBtelecom mbështet përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri

ALBtelecom mbështeti Shoqatën e Investitorëve të Huaj në Shqipëri (FIAA) në mëngjesin e punës për biznesin me pjesëmarrjen e tre ministrave të qeverisë në fushat e Energjisë Z. Damian Gjiknuri, Bujqësisë Z. Niko Peleshi dhe Sipërmarrjes Z. Sonila Qato.

Ministrat prezantuan planet sipas sektorëve të tyre, në prani të komunitetit të biznesit të huaj në Shqipëri dhe konfirmuan angazhimin e plotë të qeverisë për të nxitur përmirësimin e klimës së biznesit.

ALBtelecom e konsideron përfshirjen në këto evente si pjesë e misionit të përmirësimit të dialogut mes qeverisë dhe biznesit dhe përmirësimit të klimës së biznesit në përgjithësi.

Mëngjesi u organizua me prezencën e ministrave kryesorë te qeverisë që përfaqësonin sektorë të tillë kyç si: Mbrojtja e Sipërmarrjes, Energjetika, Drejtësia, Infrastruktura, Bujqësia etj.

Pjesë e tryezës “ALBtelecom” ishte Ministrja e shteti për mbrojtjen e sipërmarrjes, Znj. Sonila Qato, Kryetari i Bordit i ALBtelecom Z. Giuseppe Farina, Drejtori i Përgjithshëm, Z. Tahsin Yılmaz, Drejtori Ekzekutiv i BKT-së, Z. Seyhan Pencablıgil, si dhe të ftuar e partnerë biznesi të kompanisë.

Gjatë takimit u nënvizua fakti se partneriteti i suksesshëm dhe thithja e investimeve të reja fillon së pari nga trajtimi i investitorëve aktualë në vendin tonë dhe se investimet strategjike bashkë me implementimin e kontratave me sipërmarrësit e huaj potencialë do të jenë gjithmonë prioritet.

Përditësuar: 14 Nëntor 2017