NJOFTIM (13.12.2017)

ALBtelecom ju bën me dije se njoftimi i bërë prej kompanisë në datat 5, 6, dhe 7 dhjetor 2017 nuk është më i vlefshëm.

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e tij të telefonisë së lëvizshme se duke filluar nga data 15 Janar 2018:

Paketa ekzistuese 4 javore Super 1000 për numrat me parapagesë do të ndryshojë dhe njësitë e përfshira në këtë paketë do të jenë: 1,000 minuta drejt operatorëve kombëtarë; 1,000 minuta drejt ALBtelecom Fiks; 100 SMS kombëtare/ndërkombëtare; si edhe 6 GB Internet; të vlefshme në shpejtësitë 3G/4G; me vlefshmëri 28 ditore; me çmimin 1,000 Lekë (me TVSH).

Të gjithë pajtimtarët me parapagesë të cilët kanë të aktivizuar Paketën 1000 deri në momentin e ndryshimit, do të vazhdojnë ta përdorin këtë paketë të pandryshuar deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së kësaj pakete.

Paketat ekzistuese 4 javore Super 500-1 dhe Super 700 do të mbeten të pandryshuara.

Paketat 4 javore Super 500-2, Super 1200, Super 1500 dhe Super 2000 nuk do të ofrohen më në treg qe nga data 15 Janar 2018. Te gjithë pajtimtarët me parapagesë të cilët kanë njërën prej këtyre paketave aktive deri në momentin e ndryshimit, do të vazhdojne t‘i përdorin ato deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së tyre.

ALBtelecom do të ofrojë dy paketa të reja 4 javore për të gjithë pajtimtarët me parapagesë:
Paketa Super 1300, e cila do të përmbajë: 2,500 minuta të vlefshme drejt operatorëve kombëtarë; 2,500 minuta drejt ALBtelecom Fiks; 30 minuta ndërkombëtare; 250 SMS kombëtare/ndërkombëtare; 8 GB Internet; të përdorshme përkatësisht 5 GB me shpejtësi 3G/4G dhe 3 GB vetëm me shpejtësi 4G; si edhe ALBtv Mobile dhuratë; të vlefshme për 28 ditë; me çmim 1,300 Lekë (me TVSH).

Paketa Super 1900, e cila do të përmbajë: 3,000 minuta të vlefshme drejt operatorëve kombëtarë; 3,000 minuta drejt ALBtelecom Fiks; 60 minuta ndërkombëtare; 300 SMS kombëtare/ndërkombëtare; 11 GB Internet; të përdorshme përkatësisht 8 GB me shpejtësi 3G/4G dhe 3 GB vetëm me shpejtësi 4G; si edhe ALBtv Mobile dhuratë; të vlefshme për 28 ditë; me çmim 1,900 Lekë (me TVSH).

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 13 Dhjetor 2017