NJOFTIM (4.12.2017)

Njoftim i ALBtelecom Sh.A.

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e tij të telefonisë së lëvizshme se duke filluar nga data 15 dhjetor 2017:

  1. Do të ofrojë dy paketa të reja 4 javore për të gjithë pajtimtarët me parapagesë:

    • Paketa Super 1300 do të përmbajë: 2,500 minuta të vlefshme drejt operatorëve kombëtarë; 2,500 minuta drejt ALBtelecom Fiks; 20 minuta ndërkombëtare; 250 SMS kombëtare/ndërkombëtare; 8 GB Internet; të përdorshme përkatësisht 5 GB me shpejtësi 3G/4G dhe 3 GB vetëm me shpejtësi 4G; si edhe ALBtv Mobile dhuratë; të vlefshme për 28 ditë; me çmim 1,300 Lekë (me TVSH).
    • Paketa Super 1900 do të përmbajë: 3,000 minuta të vlefshme drejt operatorëve kombëtarë; 3,000 minuta drejt ALBtelecom Fiks; 60 minuta ndërkombëtare; 300 SMS kombëtare/ndërkombëtare; 11 GB Internet; të përdorshme përkatësisht 8 GB me shpejtësi 3G/4G dhe 3 GB vetëm me shpejtësi 4G; si edhe ALBtv Mobile dhuratë; të vlefshme për 28 ditë; me çmim 1,900 Lekë (me TVSH). Abonentët të cilët e aktivizojnë këtë paketë përfitojnë paketën më të re të internetit EXTRA me 10 GB internet falas.

2. Paketa ekzistuese 4 javore Super 1000 për numrat me parapagesë do të ndryshojë dhe njësitë e përfshira në këtë paketë do të jenë: 1,000 minuta drejt operatorëve kombëtarë; 1,000 minuta drejt ALBtelecom Fiks; 100 SMS kombëtare/ndërkombëtare; si edhe 6 GB Internet; të vlefshme në shpejtësitë 3G/4G; me vlefshmëri 28 ditore; me çmimin 1,000 Lekë (me TVSH).

3. Të gjithë pajtimtarët me parapagesë të cilët kanë të aktivizuar Paketën 1000 në momentin e ndryshimit, do të vazhdojnë ta përdorin këtë paketë të pandryshuar deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së kësaj pakete.

4. Paketat ekzistuese 4 javore Super 500-1 dhe Super 700 do të mbeten të pandryshuara.

5. Paketat 4 javore Super 500-2, Super 1200, Super 1500 dhe Super 2000 nuk do të ofrohen më në treg. Te gjithë pajtimtarët me parapagesë të cilët kanë njërën prej këtyre paketave aktive në momentin e ndryshimit, do të vazhdojne t‘i përdorin ato deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së tyre.

Për më shumë informacion vizitoni dyqanet tona ALBtelecom, ose telefononi Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 4 Dhjetor 2017