Njoftim i ALBtelecom Sh.a.

ALBtelecom njofton të gjithë abonentët e tij të telefonisë së lëvizshme ALBtelecom Mobile se duke filluar nga data 4 prill 2017:

  1. Do të ofrojë dy paketa të reja 4 javore për të gjithë pajtimtarët me parapagesë, si më poshtë:
  2. Paketa e Miqësisë 1100 do të përmbajë: 2000 minuta drejt ALBtelecom Mobile, 2000 minuta kombëtare, 1000 minuta drejt ALBtelecom Fiks, 200 SMS kombëtare/ndërkombëtare, si edhe 3 GB Internet. Vlefshmëria e paketave do të jetë 4 javë e çmimi i paketës do të jetë 1100 Lekë (me TVSH).
  3. Paketa e Miqësisë 1400 do të përmbajë: 2500 minuta drejt ALBtelecom Mobile, 2500 minuta kombëtare, 1000 minuta drejt ALBtelecom Fiks, 10 minuta ndërkombëtare, 400 SMS kombëtare/ndërkombëtare, si edhe 6 GB Internet. Vlefshmeria e paketave do të jetë 4 javë e çmimi i paketës do të jetë 1400 Lekë (me TVSH).
  4. Paketa ekzistuese 4 javore e Miqësisë 800, për numrat me parapagesë, do të ndryshojë, dhe njësitë e përfshira në këtë paketë do të jenë 300 minuta drejt ALBtelecom Mobile, 300 minuta kombëtare, 1000 minuta drejt ALBtelecom Fiks, 300 SMS kombëtare dhe 500 MB internet; vlefshmëria e saj do të jetë 4 javë.
  5. Paketa ekzistuese 4 javore e Miqësisë 2000, për numrat me parapagesë, do të ndryshojë, dhe njësitë e përfshira në këtë paketë do të jenë 3000 minuta drejt ALBtelecom Mobile, 3000 minuta kombëtare, 2000 minuta drejt ALBtelecom Fiks, 60 minuta ndërkombëtare, 3000 SMS drejt ALBtelecom Mobile, 400 SMS kombëtare e ndërkombëtare, si edhe 10 GB internet; vlefshmëria do të jetë 4 javë.
  6. Të gjithë pajtimtarët me parapagesë të cilët kanë të aktivizuara Paketat 800 dhe 2000 në momentin e ndryshimit, do të vazhdojnë t’i përdorin këto paketa të pandryshuara deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së këtyre paketave.
  7. Paketat 4 javore Kupid, Paketat e Miqësisë 1000, 1200 dhe 1600 nuk do të ofrohen më në treg. Të gjithë pajtimtarët me parapagesë të cilët kanë një paketë nga këto aktive në momentin e ndryshimit, do të vazhdojnë ta përdorin atë deri në përfundimin e afatit të vlefshmërisë së tyre.

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, faqen tonë zyrtare www.albtelecom.al ku ofrohet suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000123, ose telefono Shërbimin e Klientit në 123.

Përditësuar: 3 Mars 2017