NJOFTIM

ALBtelecom njofton të gjithë pajtimtarët e tij të telefonisë fikse se paketat për pajtimtarët Individual i+Fiks (1.499, 1.999, Super 30) dhe ALBtv (Small, Small Fillestare, Medium, Medium Familjare, Large, Large Familjare, Extra Large, Extra Large Premium, Super 100, Super 100 Premium), si edhe paketat për pajtimtarët Biznes i+Fiks (Large, Extra Large), Biznes ALBtv (Large, Extra Large), pas datës 11 dhjetor 2017 nuk do të jenë më të vlefshme për aktivizime të reja.

Të gjithë ata pajtimtarë, të cilët deri në këtë datë, kanë lidhur ose lidhin kontratë për këto paketa, nuk do të preken nga ky ndryshim, sipas kushteve dhe afateve të përcaktuara në kontratat përkatëse.

Tashmë, për të gjithë pajtimtarët Individual dhe Biznes, të cilët duan të lidhin një kontratë të re ose të rinovojnë kontratën ekzistuese në shërbimet fikse, ALBtelecom ofron paketat SUPERMIKS, për të kombinuar të 3 shërbimet: IPTV, Internet dhe Telefoni Fikse, me çmime dhe vëllime shumë të favorshme.

Përditësuar: 1 Dhjetor 2017