THIRRJE E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONARËVE TË ALBTELECOM SH.A.

Tiranë, më 23 nëntor 2017

THIRRJE

E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONARËVE

TË ALBTELECOM SH.A.

Aksionarëve të Albtelecom Sh.a,

Kemi kënaqësinë t’Ju njoftojmë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Albtelecom sh.a.

Albtelecom Sh.a. (“Albtelecom” ose “Shoqëria”) është një shoqëri aksionare shqiptare me adresë të regjistruar në Autostradën Tiranë - Durrës, Km. 7, Kashar, Tiranë, Shqipëri, regjistruar me Vendim Nr. 208020, datë 16 shkurt 1999 të Rrethit Gjyqësor Tiranë, me numër identifikimi NUIS J61824053N, (www.albtelecom.al).

Nëpërmjet këtij publikimi njoftojmë Aksionarët për mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë Albtelecom sh.a. si më poshtë:

Vendi: Albtelecom Sh.a., Autostrada Tiranë - Durrës, Km. 7, Kashar, Shqipëri;

Data: 15/12/2017

Ora: 11:00

Rendi i ditës për këtë Mbledhje propozohet:

  1. Shqyrtimi i mundësisë së zgjerimit të aktivitetit të shoqërisë Albtelecom sh.a. nëpërmjet krijimit, themelimit dhe operimit të shoqërive të reja tregtare.
  2. Autorizimin e Shoqërisë Albtelecom sh.a. për krijimin dhe themelimin e shoqërive të reja tregtare, përgatitjen dhe nënshkrimin e gjithë dokumentacionit të nevojshëm në lidhje me sa më sipër, përfshirë kryerjen e të gjithë procedurave të nevojshme ligjore dhe rregullatore për krijimin, themelimin dhe regjistrimin e shoqërive në organet dhe autoritetet përkatëse shtetërore.
  3. Të ndryshme.

Në çdo moment pas këtij publikimi, për çdo informacion të mëtejshëm që mund t’Ju nevojitet, Ju lutemi të kontaktoni Z. Ervin Shpori, Drejtor i Grupit Ligjor, Rregullator & Konkurencës dhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Autostrada Tiranë - Durrës, Km. 7, Kashar, Shqipëri.

Ju faleminderit për bashkëpunimin.

Tahsin YILMAZ

_______________

Administrator i Albtelecom sh.a.

Përditësuar: 23 Nëntor 2017