ALBtelecom mbështet diskutimet e komunitetit të Blockchain Western Balkans në Tiranë

ALBtelecom mbështeti organizimin diskutimet e Meet-Up të komunitetit Blockchain të zhvilluar në qendrën Protik, ku të apasionuarit e teknologjisë u mblodhën së bashku për të diskutuar mbi pikat e forta dhe mundësitë për aplikim të kësaj teknologjie. Tashmë përveç përdorimit për transaksionet e kriptomonedhave teknologjia e blockchain po gjen përdorim mjaft novator edhe në fusha të tjera të teknologjisë.

Në këtë takim mes anëtarëve të komunitetit dhe të interesuarve, Artiona Bogo, themeluese Blockchain Western Balkans, prezantoi punën një vjeçare së komunitetit. Gjithashtu pjesëmarrës me prezantimet e tyre ishin Armand Brahaj, inxhinier softëare-i dhe themeluesi i një sërë startup-esh e iniciativash, Edlira Martiri, lektore pranë departamentit “Statistikë dhe Informatikë e Zbatuar”, FE, UT dhe Ermal Sadiku, CEO i kompanisë LinkPlus, sipërmarrës dhe inxhinier me shumë vite eksperiencë në teknologji.


Pikat kryesore mbi të cilat u ndalën folësit edhe të pranishmit konsistuan në rëndësinë e përdorimit të blockchain, mënyrën e funksionimit të kësaj teknologjie të decentralizuar, e cilësuar si revolucionare.

ALBtelecom si një ndër kompanitë më të rëndësishme të telekomunikacionit në vend, në vijueshmëri vazhdon të jetë një urë lidhëse dhe nxitëse për qasjen e të rinjve me ide novatore.

Përditësuar: 28 Dhjetor 2018