TË RINJTË E GJENERATËS SUPER TAKOHEN NË DITËN E HACKATHONËS

Të rinjtë e talentuar të përzgjedhur nëpërmjet programit Super Generation, patën mundësinë të marrin pjesë në ditën e hackathonës të realizuar nga ALBtelecom.

Qëllimi i organizimit të kësaj dite konsiston në ofrimin e mundësisë për të rinjtë pjesëmarrës që të trajnohen nga mentorë e sipërmarrës të suksesshëm, me një eskpertizë të shkëlqyer në fusha të ndryshme dhe mundësinë për të vënë në zbatim këshillat e tyre, duke i nxitur të përmirësojnë akoma edhe më tej idetë e paraqitura në platformën supergeneration.al.

Të rinjtë novatorë bashkë me 10 mentorë në mbështetjen e ideve të tyre, u mblodhën së bashku e diskutuan mbi 10 projektet, të cilat i përkasin Gjeneratës Super.

Një eksperiencë unike dhe mjaft e vlefshme për të talentet e reja, e cila do të ndikojë fazat e zhvillimit të mëtejshëm të ideve të tyre dhe do të qëndrojë gjatë në memorien e këtyre të rinjve të e apasionuar pas teknologjisë.

Drejt përfundimit të këtij rrugëtimi vetëm 3 prej këtyre ideve do të vlerësohen triumfuese për të konkurruar pë çmimin final.

ALBtelecom, së shpejti do të bëjë publike 10 idetë më të mira të programit Super Generation në faqen www.supergeneration.al , prej të cilave publiku do të ketë mundësinë të votojë për idenë që i pëlqen me tepër, duke kontribuuar drejtpërdrejtë në pëzgjedhjen e fituesit të çmimit të dytë.

Përditësuar: 4 Shkurt 2019