Cila është figura e njohur pas zërit të "Amarantias" së ALBtelecom?

High tech, një asistent misterioz, një emër i veçantë si Amarantia… këto janë vetëm disa nga elementet ngacmues të spotit të fundit publicitar nga ALBtelecom.

Bëhej fjalë për një komunikim të ri, një zë të ri, një personazh i frymëzuar nga roli popullor i rapsodit, i cili do të ofrojë për klientët e ALBtelecom zgjidhje moderne për nevojat e tyre të përditshme.
Një zhvillim mjaft intrigues!

Për të disatën herë ALBtelecom surprizon me formula komunikimi mjaft origjinale dhe kurioze për të gjithë ne. Kërkuam të zbulojmë diçka më tepër për këto zhvillime lidhur me kreativitetin dhe ofertat pas tyre. Nga kontaktet që realizuam me agjensinë që ka përgatitur elementët e kësaj platforme komunikimi. Përfaqësuesit e agjencisë u shprehën se frymëzimi për këto risi kishte ardhur nga vetë ofertat e reja të ALBtelecom, të cilat mundësojnë çmime më të favorshme për një gamë të gjerë produktesh dhe klientësh, deri në ofrimin e internetit pa limit.

“Patjetër që një risi e tillë ka nevojë edhe për një qasje të re estetike. Për këtë arsye është menduar edhe krijimi i një platforme të plotë komunikimi, për të ardhur sa më pranë nevojave të klientëve ALBtelecom, në çdo moment të përditshmes së tyre. Pjesë e kësaj
platforme është edhe një zë i ri, për të cilin mund të themi vetëm se është një zë mjaft interesant dhe i dashur për publikun e ri, i cili do t’i sjellë një standard të ri marrdhënies sëALBtelecom me klientët e saj.” – ky ishte komunikimi i fundit me përfaqësuesit e agjencisë.

Më 15 tetor, në ekranët qendrorë të redaksisë sonë transmetohet një spot i ALBtelecom. Një grup çunash e gocash shfaqen duke ecur bashkë drejt një pikëtakimi me “Amarantian”. Një karakter holografik, e cila do të udhëzojë klientët e ALBtelecom me zgjidhjet më të zgjuara në përdorimin e paketave të duhura, me çmimet më të volitshme, për nevojat e tyre më të rëndësishme: për të komunikuar! “Sa më bëhet qejfi kur më vizitoni” – ju drejtohet Amarantia të rinjve. Ështe zëri i Dojna Memës!

Mesa duket ish-moderatorja e famshme dhe mjaft e këndshme e Top Channel, ka përdorur kohën e saj pushim nga ekranet, për t’u bërë pjesë e këtij projekti madhor për ALBtelecom. Dojna, një gazetare e suksesshme, energjike dhe sfiduese duket të jetë një përfaqësuese e
denjë e brezit të saj, duke e bërë zgjedhjen e ALBtelecom të goditur për të tërhequr vemendjen e bashkëmoshatarëve dhe admiruesve të saj.

Dojna, e ka ndarë më ndjekësit e saj, këtë bashkëpunim, në mënyrë mjaft origjinale, duke postuar një video dhe duke ftuar të gjithë të bëhen pjesë e ALBtelecom. “Me kohët që po jetojnë na kanë ardhur në majë të hundës kufizimet! Të paktën Internetin e kemi pa limit me @albtelecom.” – shkruan ajo, me sens humori dhe një video promocionale mjaft origjinale. Dojnës i urojmë suksese! Ndërsa mbetemi të sinkronizuar, të presim surprizat në vijim nga ALBtelecom.

Përditësuar: 16 Nëntor 2020