THIRRJE E ASAMBLESË SË PËRGJITHSHME TË AKSIONARËVE TË ALBTELECOM SH.A
Tiranë, më 12/03/2020
Aksionarëve të ALBtelecom sh.a
Në emër të ALBTELECOM SH.A (“ALBtelecom” ose “Shoqëria”) shoqëri aksionare, me adresë në Autostradën Tiranë – Durrës, Km. 7, Kashar, Tiranë, Shqipëri, regjistruar me Vendimin Nr. 20820, datë 16.02.1999 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, (www.albtelecom.al).
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë
Vendi: ALBtelecom sh.a
Autostrada Tiranë- Durrës, Km. 7, Kashar, Shqipëri
Data: 03/04/2020
Ora: 11:00
Rendi i ditës për këtë Mbledhje propozohet:
- Miratimi i Dokumentave të miratuara me Vendimin Nr. 2, datë 10 Mars 2020 të Këshillit të Administrimit:
- Raporti i Veprimtarisë së vitit 2019 të Shoqërisë;
- Pasqyrat Financiare për vitin 2019 për Shoqërinë dhe Raportin e Ekspertit Kontabël të Autorizuar - Mazars sh.p.k;
- Deklarata e Miradministrimit të Shoqërisë për vitin 2019.
- Miratimi i shpërndarjes ose jo të fitimeve vjetore për Vitin Financiar 2019.
- Shkarkimi nga përgjegjësia e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë në lidhje me administrimin e Shoqërisë për Vitin 2019.
- Miratimi i emërimit të Mazars sh.p.k, në cilësinë e Ekspertit Kontabël të Autorizuar për një periudhë 1 vjeçare, duke filluar nga data 26.05.2020, për kontrollin e vitit ushtrimor 2020.
- Mitatimi i ndryshimeve në përbërjen e Këshillit të Administrimit të Shoqërisë.
- Miratimi i shtimit të objektit të aktivitetit të Shoqërisë, duke shtuar në Nenin 4 të Statutit të Shoqërisë paragrafin 4.9, parashikimin si vijon:
“Prodhimi dhe shfrytëzimi i aplikacioneve dhe/ose programeve softuer (software) në funksion të shërbimeve të komunikimeve elektronike apo veprimtarive të zhvilluara në përputhje me aktivitetin e Shoqërisë, për nevoja të veta apo për qëllime tregtimi te të tretët”.
- Të ndryshme;
Për cdo informacion të mëtejshëm që mund t’ju nevojitet, ju lutem kontaktoni Z.Ervin Shpori, Drejtor i Grupit Ligjor, Rregullator dhe Konkurrencës, njëkohësisht dhe Sekretar i Mbledhjes, në adresën: Autostrada Tiranë- Durrës, Km. 7, Kashar, Tiranë, Shqipëri.
Ju faleminderit për bashkëpunimin,
Tahsin YILMAZ
_______________
Administrator