ALBtelecom: Internet bonus për rimbushjet nga aplikacioni “Profili Im”

Kohët kanë ndryshuar dhe bota po bëhet gjithmonë e më shumë mobile, e po kështu edhe ne.

Në ditët e sotme pothuaj për çdo gjë ka një aplikacion të dedikuar, duke filluar me plotësimin e nevojave bazike, informacionin apo qoftë dhe argëtimin. Nevoja e përdorimit të këtyre aplikacioneve doli edhe më të pah gjatë situatës së vështirë të pandemisë, ku u vu re domosdoshmëria dhe prakticiteti i tyre. Përdorimi i aplikacioneve është shumë i përhapur mes brezit të rinj, por tashmë ato janë shndërruar në një domosdoshmëri për të gjitha grupmoshat. Përmes tyre ne mundëm të komunikonim, të shiheshim përmes videove me njëri-tjetrin, të blinim e të kryenim pagesat, pa patur nevojë të dilnim nga shtëpia, në mënyrë që të ruanim veten dhe të tjerët.

“Profili Im” i ALBtelecom është aplikacioni, i cili ofron çdo zgjidhje për secilën familje që ka nevojë për komunikim të pandërprerë e për të kryer pagesat për shërbimet e domosdoshme, vetëm duke u rregjistruar në të.

Krahas gjithë lehtësive që ofron aplikacioni, ALBtelecom ka vendosur të shpërblejë klientët e saj, të cilët zgjedhin ta përdorin atë për të kryer rimbushjet e nevojshme.

Tani, çdokush që rimbush telefonin nga aplikacioni do të shpërblehet me plot 25 GB internet BONUS për rimbushjen e parë, e më pas sa herë rimbush po në të njëjtën mënyrë.

Bonusi i parë prej 25 GB është i vlefshëm për 10 ditë, ndërsa bonusi i rimbushjeve të tjera i vlefshëm për 30 ditë. Bonuset përfitohen nga numri që merr rimbushjen, pavarësisht se kush e kryen atë përmes një karte krediti.

Ofertat dhe produktet e njëpasnjëshme nga ALBtelecom janë në të njëjtën linjë me vizionin e kompanisë për të mundësuar internet dhe shërbime digjitale e inovative për të gjithë shqiptarët.

Përditësuar: 25 Gusht 2021