Programim për të realizuar një Platformë Mësimore Digjitale ideale

Programim për të realizuar një Platformë Mësimore Digjitale ideale. Ky ishte objektivi i 15 të rinjve nga mosha 17 deri 35 vjeç, pjesë e kompeticionit Hack for Albania, mbështetur nga ALBtelecom. Talentet e reja u mentoruan nga 10 profesionistë që vinin nga ekipi i Code for Albania, betaPlan Coding Bootcamps dhe pjesëtarë të tjerë të ekosistemit të ICT-së në Shqipëri si dhe përfituan disa çmime në përfundim të garës dyditore Hackathon.

Znj. Bilgen Aldan, CEO e ALBtelecom përgëzoi iniciativën e Code for Albania, si dhe shprehu mbështetjen e pakufizuar të saj si entuziaste e zhvillimeve inovative dhe talenteve të reja. ALBtelecom mbështet prej disa vitesh tashmë zhvillimin e talenteve të reja në vendin tonë.

Përditësuar: 21 Prill 2021