ALBtelecom në një maratonë tradite e dhuratash!

ALBtelecom që në zanafillën e tij ka qenë mbështetës i përhershëm i artit e traditës shqiptare. Duke konsideruar përherë rëndësinë që kanë rrënjët e historisë, kulturës dhe trashëgimisë sonë, përgjatë viteve ALBtelecom ka ndihmuar që kultura të ketë gjithmonë vëmendje të veçantë përmes eventeve të ndryshme e shumëngjyrëshe.
Kjo verë do të jetë e paharrueshme, jo vetëm për Tiranën, por për të gjithë Shqipërinë. Do të jemi pranë jush në sheshet kryesore të qyteteve të Shqipërisë përmes maratonës “Këngë moj”.

Eventi shumë i dashur dhe me një sukses të padiskutueshëm “Këngë moj” i kthyer tashmë në traditë do të sjellë jo vetëm muzikën në çdo qytet të Shqipërisë, por dhe oferta e dhurata në stendat e ALBtelecom.

Çdo qytet ku do të ndalet maratona “ Këngë moj” do të përjetojë një natë të jashtëzakonshme, sepse maratona vjen si një spektakël i freskët që promovon turizmin, një projekt që gjallëron jetën artistike, atë çka kemi më shumë nevojë në këtë sezon veror.

Spektakli duke qenë një manifestim i vlerave muzikore, artistike e kulturore do t’i tejkalojë dimensionet e këngës, duke shpalosur atë që është në të vërtetë, ekovimin e vlerave muzikore shqiptare dhe një homazh për figurat e mëdha të kësaj tradite.

Kjo do të jetë një verë e nxehtë me një maratonë fantastike muzikore, në 14 qytete ku do të dhurohet shumë më shumë se sa vetëm argëtim.

Ndaj, ndiqni faqen e ALBtelecomFacebook dhe Instagram, informohuni mbi datat ku “Këngë moj” do të jetë pranë jush dhe ejani të zbuloni ofertat e dedikuara për qytetin tuaj!

Me ALBtelecom, këtë verë do ta shijojmë si kurrë më parë!

Përditësuar: 4 Gusht 2021