ALBtelecom, sinergji me BKT për digjitalizimin e shërbimeve

Tashmë klientët e ALBtelecom mund të marrin shërbim, 24 orë në 7 ditë, përmes Smartbankomatëve të BKT

Ritmi i të përditshmes na vendos përballë sfidave në menaxhimin e kohës dhe aktiviteteve tona. Shpesh ankohemi se nuk kemi kohë të mbajmë radhë apo të presim për të përfunduar një punë të caktuar.

Z. Burak Yurtsever, Drejtor i Grupit të Financës në ALBtelecom (Në të majtë) Z.Uğur Tadik, Drejtori i Grupit të Teknologjive Financiare në BKT.

Për të lehtësuar abonentët e tij mobile që kërkojnë të rimbushin ose aktivizojnë një paketë, ALBtelecom në bashkëpunim me BKT, bankën më të madhe në vend, ofrojnë një mundësi të re përmes Transaksioneve pa Kartë në Smart Bankomat.

Tashmë përveç dyqaneve apo pikave të tjera të shitjes, klientët e ALBtelecom mund të marrin shërbim 24 orë në 7 ditë, përmes një eksperience të re të vetëshërbimit përmes Bankomatëve Smart të BKT-së.

“Ky është vetëm një prej shërbimeve novative në fushën e digjitalizimit që ne kemi ndërmarrë dhe jemi në sinergji me BKT. ”, u shpreh z. Burak Yurtsever, Drejtor I Grupit të Financës në ALBtelecom.

Klienti mund të kryej shërbimin në një prej Smart Bankomateve të BKT duke vendosur kartmonedhën me vlerën e rimbushjes ose paketës së ALBtelecom, që dëshiron të aktivizojë dhe vendos numrin e telefonit mobile.

Klienti mund të kryej shërbimin në një prej Smart Bankomateve të BKT duke vendosur kartmonedhën me vlerën e rimbushjes ose paketës së ALBtelecom, që dëshiron të aktivizojë dhe vendos numrin e telefonit mobile.

Në këtë mënyrë klientët kanë mundësi të kryejnë veprime me “para në dorë”.

Në këtë mënyrë klientët kanë mundësi të kryejnë veprime me “para në dorë”.

Ky shërbim është i vlefshëm për të gjithë, pa patur domosdoshmërinë e një numri llogarie.

“Krahas gjithë lehtësive që ofron ky shërbim, edhe nëse nuk je klient i BKT-së, çdokush mund të përdori Veprimet/Rimbushjen pa Kartë në Smart Bankomatet tona, mjafton të vendosi numrin e telefonit mobile dhe të kryejë pagesën”- shpjegoi z.Uğur Tadik, Drejtori i Grupit të Teknologjive Financiare në BKT. Smart Bankomat u ofron klientëve mundësinë për të kryer rimbushje dhe aktivizim pakete ALBtelecom mobile, shpejt e në çdo kohë, me Kartë ose Cash, për vete apo çdo numër tjetër ALBtelecom. Ky shërbim së shpejti do të ofrohet në të gjithë rrjetin e bankomateve të BKT.

Risitë, ofertat dhe produktet e njëpasnjëshme nga ALBtelecom janë në të njëjtën linjë me vizionin e kompanisë për të mundësuar shërbime digjitale e novative për të gjithë shqiptarët.

Përditësuar: 11 Tetor 2021