Asambleja e Përgjithshme

Organi vendimmarrës i Kompanisë është Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve, e cila përbëhet nga Aksionarët e Shoqërisë.

Aksionarët e Shoqërisë janë si më poshtë:

Aksionarët e Albtelecom Sh.a. janë të regjistruar në Librin e Regjistrit të Aksioneve të Shoqërisë.

Asambleja e Përgjithshme thirret nga Këshilli i Administrimit ose nga Administratori, ose kur kërkohet nga Ligji ose Statuti.

Aksionarët njoftohen për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme nëpërmjet publikimit të njoftimit në një gazetë ditore kombëtare Shqiptare, e cila shpërndahet në të gjithë vendin si dhe në website-in e Shoqërisë.

Njoftimi për thirrjen e Asamblesë së Përgjithshme duhet të bëhet jo më vonë se 21 ditë përpara datës së parashikuar për mbledhjen e saj.

Asambleja e Përgjithshme drejtohet nga Administratori ose në vend të tij nga një aksionar që caktohet nga Asambleja e Përgjithshme ("Kryetari i Mbledhjes"). Kryetari i Mbledhjes emëron Sekretarin e mbledhjes që mund të jetë ose jo një aksionar.

Asambleja e Përgjithshme mbahet të paktën një herë në vit, brenda 6 muajsh nga fundi i vitit fiskal.

Asambleja e Përgjithshme thirret për të gjitha çështjet e parashikuara në Ligjin Tregtar, veçanërisht sa parashikohet në Nenin 136 të Ligjit “Për Shoqëritë Tregtare”. Këto çështje përfshijnë:

  • Miratimin e Pasqyrave Financiare Vjetore të Shoqërisë dhe raportet e progresit të biznesit;
  • Emërimin dhe shkarkimin e Ekspertëve Kontabël;
  • Emërimin dhe rizgjedhjen e Këshillit Administrativ; ndryshimin e numrit të Këshillit të Administrimit;

Aksionarët mund të përfaqësohen në mbledhje nga përfaqësuesit e tyre nëpërmjet një Autorizimi ose Prokure të Posaçme.

Përditësuar: 11 Tetor 2016