Audituesit

Sipas dispozitave të Ligjit Nr.10 091/2009 “Për auditimin ligjor dhe organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, Neni 41, Shoqëria është e detyruar të kryejë auditimin ligjor të pasqyrave financiare vjetore, përpara publikimit të tyre, nga ekspertë kontabël ose shoqëri audituese: (i cili mund të jetë i regjistruar si person fizik ose si entitet ligjor auditimi).

Ekspertët kontabël të autorizuar emërohen nga Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve dhe emërimi i tyre regjistrohet në Regjistrin Tregtar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Ekspertët kontabël të autorizuar raportojnë te Asambleja e Përgjithshme por janë të pavarur nga Shoqëria dhe organet e saj.

Ekspert kontabël i autorizuar për mbylljen e vitit financiar Dhjetor 2015 është Shoqëria Mazars shpk.

Pasqyrat financiare e audituara depozitohen në Drejtorinë e Tatimeve jo më vonë se data 31 Mars e çdo viti dhe në Regjistrin Tregtar jo më vonë se data 31 Korrik e çdo viti.

Përditësuar: 11 Tetor 2016