Ümit Önal

Anëtar i Këshillit të Administrimit të ALBtelecom

Ümit Önal

Z. Ümit Önal u diplomua në Fakultetin e Komunikimit të Universitetit të Stambollit në vitin 1995. Pasi filloi jetën e tij profesionale në sektorin e mediave dhe komunikimit, Z. Önal u bashkua me Grupin Media Turkuvaz në vitin 2007 dhe shërbeu respektivisht si Menaxher i Përgjithshëm i ATV, Grupi i Reklamave VP dhe Anëtar i Komitetit Ekzekutiv deri në vitin 2015.

Pasi u emërua si CEO dhe Anëtar i Bordit të Drejtorëve të Digitürk në vitin 2015, Z. Ümit Önal menaxhoi me sukses procesin e shitjes së Digitürk në grupin BeIN.

Pasi iu bashkua Türk Telekom në fund të vitit 2016, Z. Ümit Önal ka mbajtur pozicionin e Ndihmës Menaxherit të Përgjithshëm në Departamentin e Shitjes dhe Kujdesit ndaj Klientit ndërmjet viteve 2016 – 2018. Ai ka shërbyer si Ndihmës Menaxher i Përgjithshëm i Marketingut dhe Kujdesit ndaj Konsumatorëve që prej Dhjetorit të vitit 2018.

Që prej 31 Korrik 2019, Z. Ümit Önal është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Türk Telekom, kompania lider e telekomunikacionit dhe teknologjisë së Turqisë dhe prej fillimit ka punuar me vizionin për të kryesuar transformimin digjital dhe teknologjik të Turqisë.

Duke pasur më shumë se 20 vjet përvojë në sektorin e Medias dhe Komunikimit, Z. Ümit Önal pati mundësinë që të jetë pjesë e procesit të transformimit të mediave në Turqi dhe ai ka mbajtur pozicione aktive në shoqata kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë gjithë karrierës së tij. Më parë ai ka shërbyer si Kryetar i TİAK (Komiteti i Monitorimit dhe Kërkimit të TV) dhe aktualisht Z. Önal është aktivisht Kryetari i m-TOD (Shoqata e Operatorëve të Telekomunikacionit të Lëvizshëm), Anëtar i Bordit të RVD (Shoqata e Reklamuesve), Anëtar i YASED (Shoqata e Investitorëve të Huaj) dhe Anëtar i Këshillit të Biznesit në DEIK (Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike të Jashtme). Për më tepër, ai përfaqëson Türk Telekom në Shoqatën GSM botërore dhe TVYD (Shoqata e Transmetuesve TV).

Përditësuar: 28 Qershor 2017