Aysegul Adaca Ogan

Anëtar

Znj. Aysegul Adaca u diplomua nga Universiteti i Bosforit në degën e Inxhinierisë Civile në vitin 1997. Ajo fitoi masterin e saj në Inxhinieri dhe Menaxhim nga Universiteti Stanford i SHBA në vitin 2002.

Znj. Adaca ka një përvojë pune të gjatë dhe të suksesshme në sektorin bankar. Ajo filloi karrierën e saj si Ndihmës Menaxhere në Grupin e Zhvillimit të Produkteve në Finansbank, ku ajo luajti një rol kyç në ndërtimin e modelit të shërbimit të bankave me pakicë si një linjë e tërë e biznesit gjatë viteve 1997-2000.

Pas përfundimit të studimeve master, znj. Adaca punoi për 2 vjet si Menaxhere e Biznesit në Grupin e Marketingut, Shitjes dhe Analizës - Capital One Financial Corporation, USA.

Gjatë viteve 2004-2007 Znj. Adaca mbajti postin e Zëvendës Presidentes në Produktet e Investimeve/Menaxhimin e Aseteve në Bankën Garanti në Stamboll. Në 8 vitet në vazhdim ajo ishte drejtuese e marketingut me pakicë në AKBANK, Stamboll. Znj. Adaca vazhdoi rrugën e saj të karrierës në Aktif Bank, ku ajo mbajti postin e Shefes të Bankingut me Pakicë.

Zonja Aysegul Adaca është zgjedhur së fundmi anëtare e Bordit Ekzekutiv të ALBtelecom

Përditësuar: 1 Nëntor 2017