Erjon Luçi

Anëtar i Bordit Drejtues të ALBtelecom

Z. Luçi është një nga makroekonomistët më të njohur në vend. Ai është diplomuar në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në vitin 1996. Ka kryer studimet Master në Ekonomi pranë Universitetit Staffordshire në Angli (1999) dhe një doktoraturë (2002) nga i njëjti universitet, mbi Ndërmjetësimin Financiar në Vendet e Tranzicionit, me fokus Shqipërinë.

Ai filloi karrierën e mësimdhënies pranë Fakultetit të Ekonomisë, UT deri në vitin 1999, vit kur iu bashkua stafit të Bankën së Shqipërisë, së pari si konsulent e më pas si Drejtor i Departamentit Kërkimor ku shërbeu për tre vjet. Në vitin 2006, ai u punësua pranë zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri në postin e Ekonomistit të Lartë, ku për 7 vjet drejtoi projekte në lidhje me Reduktimin e Varfërisë dhe Menaxhimin Ekonomik.

Në vitin 2013 ai u emërua zëvendësministër i Financave e vazhdon të punojë si Zëvendës Ministër i Financave dhe Ekonomisë.

Ai është autor dhe bashkëautor i një numri publikimesh që mbulojnë të gjitha çështjet makroekonomike dhe ekonomike në tranzicion, si: Politikat monetare dhe institucionet financiare në Shqipëri; Reduktimi i ekonomisë së parasë në Shqipëri; Sektori Privat dhe Zhvillimi i Tregut të Punës në Shqipëri etj.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016