Galip Tözge

Anëtar i Bordit Drejtues të ALBtelecom

Z. Galip Tözge u diplomua në Universiteti Marmara, në Stamboll në fushën e Ekonomisë. Ai zotëron një diplomë MBA nga Universiteti i Missouri - St Louis, ku ai u vlerësua për rezultate të shkëlqyera. Z. Tözge ka marrë pjesë në Programin e Lidershipit Strategjik në Shkollën e Biznesit të Harvardit dhe më vonë në Programin e Menaxhimit Strategjik të Riskut në Insead Executive Business School. Z. Galip Tözge zotëron një diplomë Master në të Drejtë Biznesi nga Universiteti Bilgi në Stamboll.

Tözge ka filluar karrierën e tij të suksesshme në MBR Management, Franchise of Pizza Domino, St Charles, MO, SHBA, për të vazhduar më tej me pozicione të larta drejtuese në CITIBANK N.A., Banka Globale e Konsumatorit, Stamboll, Turqi. Z. Tözge vazhdoi karrierën e tij në AKBANK T.A.Ş., Retail Banking, Stamboll, Turqi, ku luajti një rol kyç në riorganizimin e kësaj banke. Ai po menaxhon sektorin bankar të Çalık Holding: Aktifbank në Turqi dhe BKT në Shqipëri dhe Kosovë, ku është përgjegjës për transformimin e bankave të grupit drejt epokës së re të bankave. Z. Tözge është anëtar i Bordit Ekzekutiv të BKT-së, në Shqipëri dhe Kosovë si dhe Anëtar i Bordit Ekzekutiv, Sigortayeri.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016