Hydajet Kopani

Kryetar i Bordit të Administrimit të ALBtelecom

Z. Hydajet Kopani ka lindur në 15 Shtator 1967. Ai është diplomuar pranë Universitetit Politeknik të Tiranës në degën e Inxhinierisë Elektronike, si edhe ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë pranë Universitetit të Tiranës. Gjithashtu, Z. Kopani mban titujt shkencore Master në Administrim Biznesi dhe Master në Drejtësi. Z. Hydajet Kopani ka kryer studime pranë Kolegjit të Administrimit të Biznesit, në Universitetin e Floridës (Gaineswille), si Student Fulbright në SH.B.A.

Pas kontributit në disa pozicione të larta drejtuese dhe strategjike Z. Kopani sjell në ALBtelecom një eksperiencë të gjerë dhe shumëvjeçarë në fushën e telekomunikacionit. Z.Kopani ka qenë niveli më i lartë drejtues i sistemit të postë telekomunikacioneve për dy vite, si edhe ka drejtuar Autoritetin e Komunikimeve Elektronike për një periudhë tre vjeçare. Z. Kopani zotëron një eksperiencë të spikatur drejtuese dhe profesionale edhe në disa pozicione kyç në administatën publike, të cilat kanë pasur një rol të rëndësishëm në sektorin e ICT-së.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016