Mehmet Ertuğrul Gürler

Deputy Chairman of the Board of ALBtelecom

Zëvendëskryetari i Bordit të ALBtelecom

Mehmet Ertuğrul Gürler ka lindur në vitin 1958. Ai u diplomua në UniversitetiN Marmara, Fakulteti i Ekonomisë. Z. Gürler ka 37 vjet përvojë pune. Që nga viti 1987 deri në vitin 1994 ka punuar në pozicione të ndryshme në "Dow Turkey", si Drejtor Finance dhe Anëtar Bordi. Gjatë viteve 1994-1998 ka qënë Zëvendës Menaxher i Përgjithshëm dhe Sekretari i Përgjithshëm i "Total Oil Turkey A.Ş". Në vitin 1998 z. Gürler iu bashkua Çalık Holding si Drejtor i Përgjithshëm.

Mehmet Ertuğrul Gürler vazhdon të jetë Zëvendëskryetar Bordi i Çalık Holding, i BKT (Banka Kombëtare Tregtare - Shqipëri) dhe i Gap Southeast Textile.

Në të njëjtën kohë ai është dhe Anëtar Bordi i Aktif Bank, ALBtelecom, Gap Construction dhe Gap Marketing, Zëvendëskryetar Bordi i Albtelekom dhe Kryetari Bordi i YEPAŞ.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016