Paul (Boulos H.B.) Doany

Anëtar i Këshillit të Administrimit të ALBtelecom

Pas diplomimit në Departamentin e Inxhinierisë Elektrike/ Elektronike, në Universitetin Amerikan në Bejrut në vitin 1977, Dr. Paul Doany, Drejtor i Türk Telekom, vijoi duke marrë diplomën Master në Inxhinierinë Elektronike dhe Komunikimin Dixhital në Universitetin e Bradford në Mbretërinë e Bashkuar në 1978 dhe mori graden PhD në Inxhinierinë e Komunikimit në Universitetin e Manchester, Instituti i Shkencave dhe Teknologjisë në vitin 1981.

Pasi punoi si lektor për Departamentin e Elektronikës/Komunikimit në Universitetin Amerikan në Bejrut, Z. Doany u pozicionua si konsulent telekomunikacionesh për një periudhë prej 14 vjetësh. Si pjesë e kësaj detyre, ai punoi si Manaxheri i Përgjithshëm për Dar Consultants (me seli në Londër) dhe themeloi departamentin e Telecom si Manaxher /Partner i Dar Al Handasah Consultants Al Handasah (Shair&Partners) dhe bëri që kompania të zhvillohej edhe në transport dhe financë.

Doany ka punuar për 12 vjet në Grupin Oger si drejtor ekzekutiv dhe themelues i Oger Telecommunications dhe Drejtor Ekzekutiv i Türk Telekom për 5 vjet. Gjatë detyrës së tij në Saudi Oger Group, ai udhëhoqi blerjen e 55% aksioneve të Türk Telekom nëpërmjet privatizimit dhe ofertave publike fillestare (IPO) në Bursën e Stambollit, krahas blerjeve të kompanive IT dhe operacioneve ndërkombëtare të shitjeve me shumicë (Pantel, e ribrandaur Türk Telekom International). Për më tepër, drejtoi blerjen dhe procesin e start-up-it operacional të Cell C në Afrikën Jugore deri sa u hodh në treg.

Dr. Paul Doany është fokusuar në sipërmarrjet e Teknologjive të Informatikës dhe Komunikacionit dhe ka drejtuar investimet në fazat e start-up-it në kompani të Teknologjisë së Informacionit /Internetit dhe energjisë së rinovueshme.

Z. Doany mban pozicionin e Drejtorit (CEO) në Türk Telekom duke filluar nga Shtatori 2016.

Përditësuar: 28 Qershor 2017