Irida Peci

Anëtar i i Këshillit të Administrimit

Irida Peci

Znj. Irida Peci është diplomuar në vitin 2009 me gradën Master në degën financë dhe kontabilitet, specializuar në fushën e analizës bankare, pranë shkollës së biznesit “Warsaw School of Economics” Varshavë, Poloni.

Znj. Peci ka përvoja të ndryshme në fushën e kontrollit financiar dhe auditit. Gjithashtu ka përfunduar me sukses projekte me kompani ndërkombëtare.

Pas përfundimit të studimeve ka mbajtur pozicione të ndryshme në institucione bankare si: “Banka Kombëtare e Greqisë”, dega e Shqipërisë, Tiranë dhe “Tirana Bank”, ku ka drejtuar departamentin e kontrollit financiar. Për gati 7 vite ka qenë pjesë e kompanisë “Ernst & Young” Albania.

Aktualisht Znj. Peci drejton kabinetin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016