Ali Ihsan Kuralkan

Anëtar i Bordit të ALBtelecom

Anëtar i Bordit të ALBtelecom

Ali Kuralkan është një inxhinier elektronik dhe ka një diplomë MBA në menaxhimin ndërkombëtar. Kuralkan gjithashtu ka një diplomë në marketing telekomunikacioni nga INSEAD / Francë. Para se të bashkohej me Calik Digital, Aliu ishte CEO i MTH Technologies B.V.

Ai punoi si Drejtor i Përgjithshëm i tregjeve ndërkombëtare në Netaş në Turqi.

Ali Kuralkan ka udhëhequr Ofruesin e Shërbimeve në rajonin e Evropës Lindore Qendrore, si edhe ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Azisë Qendrore për Cisco Systems, me qendër në Stamboll, Turqi.

Ali Kuralkan ka jetuar 14 vjet në Belgjikë dhe ka punuar për Alcatel-Lucent.

Ai ka 20 vjet përvojë në TIK duke bashkuar aftësitë e përparuara teknike, analitike, të planifikimit dhe menaxhimit të projekteve me vizionin e sipërmarrjes, të nevojshme për të nxjerrë portofole produktesh fitimprurëse, përfshirë menaxhimin strategjik komercial. Ai ka përvojë në zhvillimin e tregjeve dhe produkteve të reja, dhe ndërtimin e aleancave të forta të biznesit globalisht. Aliu është një ekspert teknik i përqendruar tek konsumatori dhe ka aftësinë e qenësishme për të vendosur dhe mbajtur marrëdhënie fitimprurëse me klientët, anëtarët e ekipit, furnitorët dhe kontraktorët. Aliu është vlerësuar për strategjitë e çmimeve, duke optimizuar strukturat e kostos, modelet e çmimeve shërbimet e klientëve dhe ka aftësinë për të punuar ndërkombëtarisht.

Përditësuar: 21 Dhjetor 2016