Kodi i Etikes së Biznesit i Albtelecom

KODI I ETIKËS SË BISNESIT I ALBTELECOM është një përmbledhje e politikave dhe rregulloreve themelore të kompanisë të cilat rregullojnë marrëdhëniet tona mes njëri-tjetrit dhe me palët e interesuara.

Ky Kod është kuadri dhe mjeti ynë udhëzues për ta ruajtur përceptimin mbi Albtelecom-in si një partner i besuar, për ta drejtuar biznesin me përgjegjësi si dhe për të na kujtuar të gjithëve në Albtelecom që çdo veprim është i rëndësishëm. Këto udhëzime janë themeli se si funksionon Albtelecom, si dhe na ndihmojnë në ruajtjen e besueshmërisë dhe kredibilitetit me klientët tanë, partnerët, punonjësit, aksionerët tanë dhe me palët e tjera të interesuara.

Veprimet me integritet, transparencë dhe përgjegjësi karakterizojnë rrugën që Albtelecom drejton biznesin. Veprimi nëpërmjet një sjellje etike biznesi është një prioritet i lartë i Albtelecom. Kodi ynë i Etikës së Biznesit është premtimi ynë për të vepruar me ndershmëri dhe vërtetësi në marrëdhëniet tona dhe komunikimin tonë me tregun.

Ne presim që secili, nisur nga anëtarët e Këshillit të Adminstrimit deri tek çdo individ që punon në /dhe për Albtelecom, do të jetë përgjegjës për përmbushjen e këtyre standardeve si dhe do të veprojë në përputhje me parimet e përcaktuara në këtë Kod. Ky Kod zbatohet në mënyrë të njëjtë dhe ndaj konsulentëve dhe individëve puna e të cilëve është ekuvalente nga ana funksionale me atë të kryer nga punonjësit e kompanisë si psh punonjësit e nënkontraktorëve si dhe punonjësit me kontratë personale.

Të qënurit pjesë e Albtelecom kërkon që çdo individ të pranojë përgjegjësinë. Prandaj, çdo individ duhet të angazhohet në respektimin e këtij Kodi të Etikës së Biznesit duke kontribuar në angazhimin e Kompanisë për drejtimin e biznesit në mënyrë të përgjegjshme, duke përfshirë:

  • Të qënurit qytetarë të përgjegjshëm të kompanisë;
  • Respektimin e të drejtave të njeriut;
  • Sigurimin e shëndetit dhe sigurisë;
  • Inkurajimin e zhvillimit të qëndrueshëm.

Ky Kod përmban gjithashtu rregullat dhe udhëzimet për:

  • Sigurimin që veprimet të përputhen në çdo kohë me ligjet, rregullat dhe rregulloret që aplikohen;
  • Konfliktet e interest;
  • Mbrojtjen dhe shfrytëzimin siç duhet të aseteve të kompanisë;
  • Ruajtjen e informacionit;
  • Komunikimin e jashtëm;
  • Kërkimin e udhëzimeve dhe raportimin.

Klikoni këtu për të shkarkuar Kodin e Etikës së Biznesit të Albtelecom (pdf 762 KB)

Nëse dëshironi të raportoni një shkelje, të ndani një pyetje ose shqetësim në lidhje më kete Kod ju jeni të inkurajuar të:

Albtelecom
Autostrada Tirane-Durres, Km 7, Kashar

Përditësuar: 11 Tetor 2016