Qeverisja e Korporatës

Albtelecom Sh.a. (“Shoqëria”) është një shoqëri aksionare shqiptare, me ofertë private, me seli në adresën : Autostrada Tiranë – Durrës, Km 7, Kashar, Tiranë, Shqipëri, e regjistruar me Vendimin e Gjykatës së Rrethit Tiranë Nr. 20820, 16 Shkurt 1999.

Sistemi i administrimit të Albtelecom Sh.a është me një nivel si më poshtë:

Albtelecom Sh.a.

Organi vendimmarrës i Shoqërisë është Asambleja e Përgjithshme e Aksionarëve, e cila përbëhet nga gjithë Aksionarët e Shoqërisë.

Aksionarët do të ushtrojnë të drejtat e tyre të vendim marrjes në Shoqëri në mbledhjen Asamblesë Përgjithshme të Aksionarëve.

Asambleja e Përgjithshme emëron anëtarët Këshillit të Administrimit.

Këshilli i Administrimit emëron Administratorin e Shoqërisë.

Këshilli i Administrimit

Këshilli i Administrimit përbëhet nga të paktën 5 (pesë) anëtarë, por jo më shumë se 10 (dhjetë) anëtarë, të cilët emërohen nga Asambleja e Përgjithshme.

Kohëzgjatja e Detyrës së tyre është 3 (tri) vjet me të drejtë rizgjedhje.

Këshilli i Administrimit emëron midis anëtareve të tij Kryetarin dhe Nënkryetarin të cilët kanë si detyrë thirrjen e mbledhjeve të Këshillit si dhe drejtimin e diskutimeve.

Këshilli i Administrimit mblidhet zakonisht të paktën një herë në tre muaj si dhe sa herë që e kërkon interesi i Shoqërisë, me kërkesë të Kryetarit, ose në mungesë të tij, nga Nënkryetari.

Kompetencat e Këshillit të Administrimit

Këshilli i Administrimit jep direktiva Administratorit për zbatimin e politikave tregtare te Shoqërisë, kontrollon e mbikëqyr zbatimin e politikave tregtare të Shoqërisë nga Administratori, kujdeset që Shoqëria të respektojë ligjin dhe standardet e kontabilitetit, thërret Asamblenë e Përgjithshme, etj.

Këshilli i Administrimit emëron dhe shkarkon Administratorin e Shoqërisë si dhe përcakton detyrat dhe kompetencat e tij.

Administratori

Shoqëria administrohet nga një Administrator i vetëm, i cili emërohet nga Këshilli i Administrimit për një mandat 3 (tre) vjeçar. Administratori ka të drejtën të ri-zgjidhet.

Administratori drejton Shoqërinë dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me palë të treta.

Administratori ka kompetenca te plota për të vepruar ne emër të Shoqërisë me përjashtim të rasteve kur këto kompetenca i përkasin Asamblesë së Përgjithshme apo Këshillit të Administrimit. Këshilli i Administrimit mund të kufizojë kompetencat e Administratorit.

Administratori i Shoqërisë është z.Tahsin Yilmaz

Kompetencat për të nënshkruar, përfaqësuar dhe angazhuar Kompaninë rregullohen nga dokumenti “Informacion për Nënshkrimet”, i cili aprovohet nga Këshilli i Administrimit .

Administratori vepron i udhëhequr nga parimi i besnikërisë dhe përgjegjshmërisë dhe vepron në bona fide kur kryen detyrat e tij/saj në të mirën e Kompanisë.

Audituesit

Kontrolli i Shoqërisë ushtrohet nga ekspertet kontabël të autorizuar, të cilët emërohen për një ushtrim financiar nga Asambleja e Përgjithshme me vendim te miratuar me shumicë të zakonshme.

Përditësuar: 11 Tetor 2016