Profili Im Fiks Terma dhe Kushte

Kushtet e Përdorimit:

  1. Përkufizime

Termat e mëposhtëm kanë kuptimet si më poshtë vijon:

1.1 "Ofruesi" dhe / ose "Neve" dhe / ose "Ne" nënkupton Albtelecom sh.a me seli në adresën: Autostrada Tiranë-Durrës, Km 7, Kashar, Tiranë, me Nr. NIPT-i J61824053N

1.2 Shërbimi "Profili im Fiks" dhe / ose “Shërbimi” nënkupton një aplikim i portalit online i cili u siguron lehtësi pajtimtarëve që të shikojnë informacionin mbi produktet dhe/ose shërbimet e Albtelecom të cilat tashmë janë marrë ose që mund të merren prej tyre cili perfshire ka disa Menu ne te cilen perfshihet por nuk kufizohet tek Menuja ALBtelecom Special.

1.3 "Pajtimtari" dhe / ose "Ju" nënkupton klientin individ rezident i cili ka nënshkruar një kontratë pajtimi per sherbimet fiks si dhe lidh këtë marrëveshje me Ofruesin.

1.4 Shërbimet Fiks - i referohet telefonisë fikse dhe/ose Internetit dhe/ose IPTV

1.5 Menuja ALBtelecom Special nenkupton përfitimin e benefiteve nga palët e treta bashkëpunëtore te ALBtelecom nëpërmjet menu-së së dedikuar ALBtelecom Special.

1.6 Përfitues i Benefitit është personi që paraqet Kodin në pikat e shitjes/sportelet e Ofruesit të Benefitit/Tregtarit bashkëpunëtor të ALBtelecom, kod të cilin mund ta ketë përfituar direkt nga Menuja ALBtelecom Special ose t’i jetë transferuar nga përdoruesi që ka plotësuar kushtet e publikuara në faqen zyrtare të ALBtelecom www.albtelecom.al

  1. Pranimi i kushteve të përdorimit

Këto terma dhe kushte zbatohen për përdorimin nepermjet Faqes së Internetit te Shërbimit Profili im Fiks me te gjithe menute perkatese që zotërohen ose operohen nga Neve. DUKE KLIKUAR BUTONIN "PRANOJ", JU JENI DAKORD SE PIKA E KONTAKTIT E PËRSHKRUAR NË KONTRATËN E PAJTIMIT PËR SHËRBIMET FIKS ËSHTË PERSONI I AUTORIZUAR PËR TË VEPRUAR NË EMËR DHE PËR LLOGARI TUAJËN NË PËRPUTHJE ME KUSHTET E KËSAJ MARRËVESHJE DHE QË PRANONI SE KENI LEXUAR, KUPTUAR DHE JENI DAKORD TË PËRMBUSHNI TË GJITHA KUSHTET, AFATET DHE NJOFTIMET DUKE PËRFSHIRË OSE QË I REFEROHEN KËSAJ MARRËVESHJE. NË RAST SE NUK JENI DAKORD ME AFATET DHE KUSHTET E KËSAJ MARRËVESHJE, KLIKONI BUTONIN "KTHEHU". Nëse nuk pranoni kushtet e përcaktuara këtu, atëherë nuk do të ekzistojë asnjë marrëveshje ndërmjet Juve dhe Neve dhe për pasojë ofruesi nuk është i detyruar t’juofrojë Juve Shërbimin sebashku me menute perkate. Ju pranoni dhe jeni dakord që forma dhe natyra e Shërbimit sebashku me menute perkatese nepermjet Faqes së Internetit mund të ndryshohet herë pas here nga Ofruesi pa njoftim paraprak. Ju pranoni dhe jeni dakord se Ne mund të ndërpresim (në mënyrë të përhershme ose përkohësisht) ofrimin e Shërbimeve (ose ndonjë veçori brenda Shërbimeve) ndaj Jush në diskrecionin e vetëm të ofruesit, pa njoftim paraprak.

  1. Të drejtat e përdorimit

Në varësi të pajtueshmërisë Tuaj me Kushtet e Përdorimit, Ne ju pajisim me një licencë të pa-transferueshme dhe jo-ekskluzive për përdorimin dhe aksesin e Shërbimit me te gjithe menute perkatese (perfshire ketu ALBtelecom Special) nepermjet Faqes se Internetit, vetëm për përdorim jo tregtar. Asnjë licencë nuk lëshohet për të kryer ndonjë nga veprimet e mëposhtme dhe se Ju jeni dakord që të mos kryeni ndonjë nga veprimet e mëposhtme:(i) të modifikoni, kopjoni, transmetoni, shfaqni, performoni, riprodhoni, publikoni, licensoni, të krijoni punë derivative, transferoni, dëmtoni, grumbulloni ose shitni ndonjë informacion ose Shërbim sebashku me Menute perkatese te sajnga faqja e internetit pa pëlqimin paraprak me shkrim të Ofruesit, (ii) tregtoni ose të përdorni Shërbimet sebashku me Menute perkatese te saj për përdorim komercial ndaj palëve së treta dhe/ose t’i lejoni një pale të tretë të përdorë Shërbimet sebashku me Menute perkatese, ndarjen komerciale të kohës, ose përdorimit nga zyrat e shërbimit, dhe (iii) të shkaktojë ose të lejojë çmontimin, rikompozimin, ose ndryshimin e teknologjisë së Faqes se Internetit. Në çdo rast, Ju pranoni dhe jeni dakord që çdo kërkesë e bërë përmes Shërbimit për aktivizimin e paketave të reja duhet të shoqërohet me praninë tuaj në dyqanin më të afërt të ALBtelecom në mënyrë që të nënshkruani dokumentacionin e nevojshëm dhe të aktivizoni paketën përkatëse. Të gjitha kërkesat e tjera për aktivizimin dhe/ose ç’aktivizimin dhe/ose vecoritë e reja të Shërbimit Fiks që keni tashmë me ALBtelecom, Ju duhet të paraqiteni në dyqanin më të afërt të ALBtelecom që të nënshkruani dokumentacionin e nevojshëm për të përmbushur këto kërkesa.

Ju pranoni të mos përdorni Shërbimin se bashku me Menute perkatese te saj apo një pjesë të tij në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme ne fuqi, dhe ndryshimet e tyre kohë pas kohe.

Ju pranoni që Shërbimi dhe Menuja ALBtelecom Special, mund të mos jenë të përdorshme për shkak të mospërputhshmërisë së tyre me pajisjen fundore te Juajen.

Për të përdorur Shërbimin sebashku me Menu-te perkatese te saj, Ju duhet të keni konfiguruar më parë ne pajisjen tuaj fundore Internetin ne menyre qe tju mundesohet navigimi në të. ALBtelecom nuk mban pergjegjësi për konfigurime të gabuara, të pasakta, apo mosfunksionim të shërbimit internet për raste jashtë kontrollit dhe përgjegjësisë së ALBtelecom. Disponueshmëria dhe performanca e Shërbimit varet nga kujtesa, ruajtja dhe kufizime te Pajisjes tuaj fundore. Pajisja juaj fundore mund të jetë e ekspozuar ndaj viruseve ose aplikacioneve të tjera të dëmshme përmes Shërbimit, të cilat janë jashtë kontrollit dhe përgjegjësisë tone si Ofrues.

Për të aksesuar Menunë ALBtelecom Special, ju duhet të keni plotësuar kushtet e publikuara në faqen zyrtare të ALBtelecom www.albtelecom.al.

Pasi keni marrë Kodin përkatës, për të përfituar Benefitin, duhet të paraqiteni në pikat e shitjes/sportelet e Ofruesit të Benefitit/Tregtarit së bashku me Kodin.

Ju keni të drejtë të transferoni Kodin e përfitimit të Benefitit te një person i tretë, pa asnjë kosto shtesë për Ju. Përsa më sipër, në kuptim të kësaj Marrëveshjeje, përfituesi i Benefitit do të jetë personi që paraqet Kodin përfitues përkatës të vlefshëm në pikat e shitjes/sportelet e Ofruesit të Benefitit/Tregtarit bashkëpunëtor të ALBtelecom.

Ju jeni në dijeni se Kodet e përdorura dhe/ose të skaduara (afati i të cilëve ka mbaruar), nuk ju japin të drejtë të përfitoni Benefitin përkatës.

Ju mbani përgjegjësi të plotë për veprimet tuaja në lidhje me të gjitha veprimet që kryeni, përmbajtjen që shkarkoni dhe mënyrën e përdorimit të Shërbimit sebashku me Menute perkatese ne faqen e internetit, përfshirë ruajtjen e fjalëkalimit dhe aksesin e tij nga palë të treta.

Nëse jeni 18 vjeç ose më shumë, ju mbani personalisht përgjegjësi për detyrimet tuaja që lindin nga përdorimi i Sherbimit sebashku me Menutë perkatese të saj të ofruar nga ALBtelecom.

Nëse jeni nën 18 vjeç, ju dhe prindërit tuaj ose kujdestari juaj ligjor mbani përgjegjësi për detyrimet tuaja që lindin nga përdorimi i i Sherbimit sebashku me Menutë perkatese te saj.

Ju jeni në dijeni dhe pranoni se gjatë procedurës së regjistrimit, Ju do të na jepni informacionin personal për numrin e telefonit, numrin e kontaktit dhe fjalekalimin e zgjedhur nga Përdoruesi, si edhe që ALBtelecom do të mbledhë informacion në lidhje me telefonin tuaj dhe mënyrën e përdorimit të aplikimit/shërbimit, çka është e nevojshme për funksionimin e shërbimit sebashku me Menute perkatese te saj.

ALBtelecom e përdor informacionin e mbledhur me qëllim ofrimin e shërbimit të kërkuar, ofrimin e suportit në rast të ndonjë problemi, për të ofruar mirëmbajtje, si edhe për të optimizuar dhe përmirësuar performancën e shërbimit. ALBtelecom e ruan informacionin e mbledhur në mënyrë të sigurt në serverat e ALBtelecom, në përputhje me parashikimet përkatëse të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

ALBtelecom mund t’ju dërgojë komunikime (SMS dhe/ose email-e nga sistemi), përfshirë por pa u kufizuar në konfirmimin e regjistrimit, kujtesat për fjalëkalimet, përditësimet për ndryshimet e bëra shërbimit duke përfshirë njoftimet që ne mund t’ju dërgojmë në lidhje me përdorimin nga ana juaj të shërbimit.

ALBtelecom nuk është përgjegjës për cilësinë, garancinë dhe sigurinë e Benefitit të përfituar nga pikat e shitjes/sportelet e Ofruesit të Benefitit/Tregtarit bashkëpunëtor të ALBtelecom. Ju jeni përgjegjës se po përfitoni Benefitin me vullnetin tuaj të lirë e të plotë dhe do ta mbani ALBtelecom të padëmtuar në lidhje me këtë.

Ju bini dakord të na mbani të padëmtuar nga cdo pretendim, detyrim, humbje, dëmtim, kosto, ose shpenzim (duke përfshirë pa kufizim pagesat e arsyeshme të avokatit) që rrjedhin nga ose që lidhen me përdorimin tuaj të Shërbimit sebashku me Menute perkatese, çdo material i shkarkuar ose i ngarkuar përmes Shërbimit sebashku me Menute perkatese, çdo veprim i ndërmarrë nga ana juaj në lidhje me përdorimin tuaj të Shërbimit, çdo shkelje të të drejtave të cdo pale të tretë ose shkelje të ligjit ose rregulloreve, ose ndonjë shkelje e këtyre Kushteve të Përdorimit.

  1. Markat tregtare dhe të Drejtat e Autorit

Kjo faqe interneti që mundëson ofrimin e Shërbimeve sebashku me menute perkatese përmban marka tregtare të regjistruara dhe marka tregtare të cilat janë të mbrojtura në bazë të legjislacionit Shqiptar në fuqi dhe ligjeve ndërkombëtare. Përveç nëse sugjerohet ndryshe, marka tregtare janë në pronësi të Ofruesit. Juve nuk ju lejohet të përdorni markat tregtare të Albtelecom përveç se (a) duke printuar një kopje të faqes së Albtelecom siç përcaktohet më poshtë sipas lejes të së drejtës së autorit; (b) nëpërmjet një reference të ligjshme ndaj ALBtelecom ose një produkti ose shërbimi të ALBtelecom me njohjen e duhur të statusit të markës tregtare; ose (c) me pëlqimin paraprak me shkrim të ALBtelecom. Materiali në këtë faqe është e drejtë e autorit të Ofruesit dhe është i mbrojtur nga e drejta e autorit dhe e Pronësisë Intelektuale sipas ligjeve të Shqipërisë dhe ligjeve ndërkombëtare. Ju mund (a) të ruani një kopje elektronike ose të printoni një kopje të çdo pjese të kësaj faqeje për informacionin dhe kërkimin tuaj; ose (b) të riprodhoni dhe t’i komunikoni publikut çdo pjesë të kësaj faqeje në lidhje me përdorimin jo-komercial të faqeve të mediave sociale, me kusht që në çdo rast të mos modifikoni riprodhimin dhe të përfshini njoftimin e të drejtës së autorit. “Të gjitha të drejtat e rezervuara © 2020 Albtelecom sh. a”. Ju nuk duhet të riprodhoni, publikoni, shfaqni publikisht, komunikoni me publikun ose të bëni një përshtatje të përmbajtjes, duke përfshirë fragmente audio dhe video, përveç miratimit paraprak me shkrim të Albtelecom.

Në rast se Ju nuk keni arritur moshën 18 vjeç, Ju nuk mund të përdorni faqen e internetit dhe Shërbimin përveç me mbikëqyrjen dhe lejen e një prindi ose kujdestari. Në këtë rast Ju duhet të keni një prind apo kujdestar për të shqyrtuar dhe pranuar kushtet e përcaktuara në këtë marrëveshje.

  1. Privatësia

Ne jemi të përkushtuar për adaptimin e standardeve më të larta për të mbrojtur informacionin personal. Në rast se jeni pajtimtar i Albtelecom, atëherë kontrata juaj me Albtelecom përcakton se Politika jonë e Privatësisë do të rregullojë mënyrën se si Ne gjejmë, përdorim dhe zbulojmë informacionet personale që ne marrim për Ju. Ju lutemi shihni Politika e Privatësisë.

Albtelecom ose personat e autorizuar të Albtelecom mund t'ju kontaktojnë herë pas here me anë të postës, telefonit, E-mail apo mesazhit me tekst në lidhje me detajet e promovimeve specifike ose informacioneve mbi produktet ose shërbimet e ndryshme të ALBtelecom. Me përdorimin e shërbimit dhe pranimin e këtyre kushteve, Ju pranoni shprehimisht një kontakt të tillë. Nëse nuk dëshironi të merrni detaje për promovime të tilla, Ju duhet të kontaktoni kujdesin ndaj klientit të ALBtelecom.

  1. Refuzimi

Ofruesi mund të bëjë ndryshime periodike në informacionin dhe materialet në faqen e internetit dhe/ose te Sherbimit sebashku me Menute perkatese te saj.

Informacioni, fotografia, teksti, grafika dhe materialet e tjera të ofruara në faqen e internetit janë të dedikuara vetëm për qëllime informuese dhe nuk kanë për qëllim të përbëjnë një ofertë ose kërkesë ose këshillë ose mendim për të blerë, shitur ose tregtuar ndonjë produkt ose shërbim. Shërbimi sebashku me Menute perkatese te saj, produkti dhe çdo material në këtë faqe, nëse ka, ofrohet "ashtu siç është" dhe pa asnjë lloj garancie, qoftë të shprehur apo të nënkuptuar. Ne hedhim poshtë të gjitha garancitë, të shprehura ose të nënkuptuara, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtueshmërisë dhe përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar. As Ne dhe as ndonjë nga licensuesit ose furnizuesit tanë respektivë nuk garantojnë që çdo funksion që përmban faqja e internetit do të jetë i pandërprerë ose pa gabime, që defektet do të korrigjohen ose që faqja e internetit ose serveri që i bën ato të disponueshme janë pa viruse apo komponentë të tjerë të dëmshëm. As Ne dhe as ndonjë nga licensuesit ose furnizuesit tanë respektivë nuk garantojnë ose nuk bëjnë ndonjë deklaratë në lidhje me përdorimin ose rezultatet e përdorimit të shërbimeve, produkteve apo materialeve në këtë faqe në lidhje me korrektësinë, saktësinë, besueshmërinë etj. Ju kuptoni dhe jeni dakord që shkarkoni ose merrni materiale ose të dhëna nëpërmjet përdorimit të faqes së internetit në diskrecionin tuaj dhe me riskun tuaj dhe se ju jeni përgjegjësi i vetëm vetëm për çdo dëmtim në sistemin tuaj kompjuterik ose humbje të të dhënave që rezultojnë nga shkarkimi i këtyre materialeve ose të dhënave.

Ne nuk mbështesim, sigurojmë ose garantojmë asnjë produkt ose shërbim të ofruar në faqen e internetit. Ne nuk jemi palë dhe nuk monitorojmë asnjë transaksion midis përdoruesve dhe ofruesve të produkteve apo shërbimeve të palëve të treta.

  1. Konfidencialiteti

Ju duhet të ruani konfidencialitetin e fjalëkalimeve dhe kodeve të tjera të aksesit dhe/ose të dhënave të regjistrimit në Shërbim, dhe të merrni masa paraprake të arsyeshme për të shmangur zbulimin e tyre dhe informacioneve të tjera konfidenciale lidhur me Shërbimin.

Ju nuk duhet të transferoni të drejtën e tyre të përdorimit të Shërbimit tek ndonjë person tjetër pa marrë pëlqimin me shkrim të Ofruesit, në varësi të ndonjë kushti që mund të kërkojë Ofruesi.

Ju nuk duhet në asnjë mënyrë të rishisni apo rishpërndani Shërbimin tek ndonjë personi tjetër përveç nëse është zbuluar në kohën e aplikimit dhe Pajtimtari merr miratimin me shkrim të Ofruesit.

Ju jeni përgjegjësi i vetëm për aktivitetet e çdo personi që ju e lejoni, me anë të ndonjë akti apo mosveprimi, qoftë neglizhent ose tjetër, për të hyrë në llogarinë tuaj.

Ju merrni përsipër dhe jeni dakord që Ofruesi nuk monitoron dhe nuk mund të monitorojë ose kontrollojë përmbajtjen dhe informacionin që aksesohet nëpërmjet Internetit dhe se Ofruesi nuk mban përgjegjësi në asnjë mënyrë për përmbajtjen ose informacionin e aksesuar nëpërmjet internetit.

  1. Ligji i zbatueshëm dhe Çështjet juridike

Këto kushte përdorimi përcaktohen, interpretohen dhe zbatohen sipas legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet e mundshme që mund të lindin nga interpretimi ose përmbushja e këtij afati përdorimi duhet të paraqiten në Gjykatën kompetente të Rrethit.

Në rast se ndonjë nga këto afate dhe kushte rezulton e paligjshme, e pavlefshme ose për ndonjë arsye e pazbatueshme, atëherë kjo dispozitë do të konsiderohet e shkëputur nga afatet dhe kushtet e tjera dhe nuk do të ndikojë në vlefshmërinë dhe zbatueshmërinë e dispozitave të tjera. Kjo është tërësia e marrëveshjes mes Jush dhe Neve në lidhje me sa parashikohet këtu. Këto Kushte të Përdorimit mund të ndryshohen vetëm me postimin tonë të ndryshimeve të këtyre afateve dhe kushteve. Çdo heqje dorë nga dispozitat e Kushteve të Përdorimit do të jetë e vlefshme vetëm nëse bëhet me shkrim dhe nënshkruhet nga përfaqësuesi ligjor i ofruesit.

  1. Shërbimi i Kujdesit të Klientit

Nëse keni nevojë për asistencë në lidhje me Sherbimin perfshire Menute perkatese te saj si Menuja ALBtelecom Special etj, ju lutemi të kontaktoni Shërbimin e Kujdesit të Klientit me një nga mënyrat si vijon:

E-mail Kujdesi_Abonentit@albtelecom.al

Telefon 123 ose 042200123

WhatsApp / Viber +355672000123

Facebook / Instagram Inbox faqja zyrtare ALBtelecom

Live chat www.albtelecom.al

  1. Të ndryshme

Kjo marrëveshje është e pavarur nga çdo kontratë tjetër ekzistuese që Ju mund të keni me Ne.

ALBtelecom ka të drejtë të ndryshojë ose të ndërpresë herë pas here dhe për çdo arsye si dhe në çdo kohë pa asnjë njoftim këto Kushte të Përdorimit.

Afatet dhe kushtet e përcaktuara në këtë marrëveshje përbëjnë një kontratë ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Ofruesit dhe Juve.

Këto afate dhe kushte do të fillojnë në datën kur Ju hidhni të dhënat tuaja për marrjen e Shërbimit dhe do të vazhdoni për aq kohë sa Ju do të përdorni Shërbimin.

.

Përditësuar: 17 Shtator 2018