Profili Im Terma dhe Kushte

Termat dhe kushtet që rregullojnë përdorimin e Shërbimit / aplikacionit "Profili Im"

Këto janë termat dhe kushtet që rregullojnë përdorimin e Shërbimit / aplikacionit "Profili Im" të ALBTELECOM sh.a me të gjithë menutë përkatëse.

Këto terma dhe kushte përbëjnë një marrëveshje ligjore ndërmjet jush si përdorues dhe ALBTELECOM sh.a.

DUKE KLIKUAR NË BUTONIN "PRANOJ"

JU BINI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME KËTO KUSHTE DHE TERMA DHE JU PRANONI SE I KENI LEXUAR, KUPTUAR DHE JENI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME TË GJITHA KUSHTET DHE TERMAT KËTU!

NËSE NUK JENI DAKORD TË VEPRONI NË PËRPUTHJE ME KUSHTET DHE TERMAT KËTU, KLIKONI BUTONIN "KTHEHU"

Nëse nuk jeni dakord të veproni në përputhje me Kushtet e Termat këtu, ndërmjet jush dhe ALBtelecom nuk do të ekzistojë asnjë marrëveshje dhe ALBtelecom nuk do të jetë i detyruar t'ju ofrojë Shërbimin Profili Im ose Aplikacionin "Profili Im" me të gjitha menutë përkatëse të perfshira në të.

ALBtelecom rezervon të drejtën për të ndryshuar një apo disa nga kushtet dhe termat këtu, pas një njoftimi të arsyeshëm, përfshirë publikimin e një versioni të ri për Shërbimin/ aplikacionin.

Ju gjithashtu bini dakord se përdorimi në vazhdimësi nga ana juaj i Shërbimit përbën pranim të kushteve dhe termave, me ndryshimet përkatëse.

Me pranimin e këtyre termave dhe kushteve, ju keni të drejtë të shkarkoni dhe përdorni Aplikacionin "Profili Im" me të gjitha menutë përkatëse të perfshira në të.

Shkarkimi dhe përdorimi i Aplikacionit të shërbimit Profili Im, së bashku me Menunë ALBtelecom Special në vetvete do të jetë pa pagesë, përveç tarifës së aplikueshme për navigimin dhe përdorimin e internetit në varësi të pikës së aksesit Wi-Fi, 3G ose 4G.

Përkufizime

Termat e mëposhtme do të kenë këto kuptime:

  • ALBTELECOM sh.a. ("ALBtelecom") është një shoqëri aksionare, e themeluar sipas ligjeve të Shqipërisë, me seli në adresën Rruga "Muhedin Llagami", Kompleksi Square21, Tiranë, me NIUS J61824053N.
  • "Aplikacioni" është Aplikacioni i shërbimit Profili Im shkarkuar nga ana juaj nëpërmjet aparatit tuaj celular nga dyqanet online (Google, Apple, Windows, Blackberry). Gjithashtu, në faqen zyrtare të internetit të ALBtelecom, do të vendosen lidhje të cilat do ta drejtojnë përdoruesin në dyqanet e mësipërme.
  • "Ju/Përdoruesi" është personi që përdor Shërbimin /aplikacionin Profili im dhe është pajtimtar (me kontratë, me parapagesë dhe/ose hibrid) në rrjetin e telefonisë së lëvizshme ALBtelecom.
  • "Palë" - Përdoruesi ose ALBtelecom sipas rastit.
  • "Palët"- Përdoruesi dhe ALBtelecom
  • "Shërbimi Profili Im" është shërbimi që iu mundëson pajtimtarëve të rrjetit të telefonisë së lëvizshme të ALBtelecom të shkarkojnë në kohë reale detajet e llogarisë së tyre dhe faturën, konsumin mujor, faturat, statusin e shërbimeve, përdorimin e paketave të tyre (telefonata, sms, internet), si dhe Suport, Harte, Pagesa me Kartë për numrin e tyre apo për pajtimtarë të tjerë (rimbushje, aktivizim pakete dhe fatura), shkarkimin pa pagesë shtesë të aplikacionit në aparatin celular, si edhe shërbimin ALBtelecom SPECIAL.
  • "Menuja ALBtelecom Special" - konsiston në përfitimin e benefiteve nga palët e treta bashkëpunëtore te ALBtelecom nëpërmjet menusë së dedikuar ALBtelecom Special.
  • "Përfitues i Benefitit" është personi që paraqet Kodin në pikat e shitjes/sportelet e Ofruesit të Benefitit/Tregtarit bashkëpunëtor të ALBtelecom, kod të cilin mund ta ketë përfituar direkt nga Menuja ALBtelecom Special ose t'i jetë transferuar nga përdoruesi që ka plotësuar kushtet e publikuara në faqen zyrtare të ALBtelecom www.albtelecom.al
  • "Shërbimi i Pagesës": për qëllim të këtyre Termave dhe Kushteve ka kuptimin e pagesës së faturës /rimbushjes, nga llogaria bankare e pajtimtarit , në bazë të urdhërit të pagesës të dhënë nga pajtimtari, për çdo rimbushje/pagesë që është listuar dhe për të cilin pajtimtari ka fonde të mjaftueshme në llogarinë e tij për të kryer transaksionin e kërkuar.

Të drejtat e Përdorimit

ALBtelecom ju jep të drejta jo-ekskluzive për të përdorur Aplikacionin, Shërbimin Profili im dhe menunë ALBtelecom Special. ALBtelecom nuk mban asnjë përgjegjësi e nuk ka asnjë detyrim, dhe as nuk jep liçensa/të drejta për përdorimin e Aplikacionit, Shërbimit Profili im dhe Menusë ALBtelecom Special në një rrjet ose me nje kartë SIM që nuk është ALBtelecom.

Ju nuk mund të kopjoni, ndryshoni, ndani në pjesë ose zbërtheni Aplikacionin, Shërbimin Profili im dhe Menunë ALBtelecom Special apo pjesët e tyre.

Ju nuk mund të transferoni, të kaloni, të jepni me nën-liçense apo të shpërndani ose t'i lejoni një pale të tretë të përdorë Aplikacionin,Shërbimin Profili im dhe Menunë ALBtelecom Special ose një pjesë të tyre. Ju pranoni të mos përdorni Aplikacionin, Menunë ALBtelecom Special dhe Shërbimin Profili im apo një pjesë të tij në kundërshtim me ligjet dhe rregulloret e zbatueshme ne fuqi, dhe ndryshimet e tyre kohë pas kohe.

Ju pranoni që Aplikacioni, Shërbimi Profili Im dhe Menuja ALBtelecom Special, mund të mos jenë të përdorshme për shkak të mospërputhshmërisë së tyre me celularin juaj.

Për të përdorur Aplikacionin, Menunë ALBtelecom Special dhe Shërbimin Mobile Self Care, Ju duhet të keni konfiguruar më parë celularin tuaj për të mundësuar navigimin në internet. ALBtelecom nuk mban pergjegjësi për konfigurime të gabuara, të pasakta, apo mosfunksionim të shërbimit internet për raste jashtë kontrollit dhe përgjegjësisë së ALBtelecom.

Për të aksesuar Menunë ALBtelecom Special, ju duhet të keni plotësuar kushtet e publikuara në faqen zyrtare të ALBtelecom www.albtelecom.al .

Pasi keni marrë Kodin përkatës, për të përfituar Benefitin, duhet të paraqiteni në pikat e shitjes/sportelet e Ofruesit të Benefitit/Tregtarit së bashku me Kodin.

Ju keni të drejtë të transferoni Kodin e përfitimit të Benefitit te një person i tretë, pa asnjë kosto shtesë për Ju. Përsa më sipër, në kuptim të kësaj Marrëveshjeje, përfituesi i Benefitit do të jetë personi që paraqet Kodin përfitues përkatës të vlefshëm në pikat e shitjes/sportelet e Ofruesit të Benefitit/Tregtarit bashkëpunëtor të ALBtelecom.

Ju jeni në dijeni se Kodet e përdorura dhe/ose të skaduara (afati i të cilëve ka mbaruar), nuk ju japin të drejtë të përfitoni Benefitin përkatës.

Ju merrni vetë përsipër të përdorni pajisjet dhe programet e duhura për t'u mbrojtur nga sulme të jashtme (viruse, site të ndryshme etj.) për të kryer pagesat elektronike të ofruara në shërbimin/ aplikacionin Profili IM. ALBtelecom mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e pagesave/rimbushjeve nëpërmjet shërbimi/ aplikacionit Profili Im për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër që varet ose jo nga ALBtelecom.

Ju jeni dakort se të dhënat e kartës tuaj (debie dhe/ose kredie), të përdorur në Aplikacionin Profili Im, janë të sakta dhe se Ju nuk e përdorni kartën për qëllime të paligjshme, apo në mënyrë të pa-autorizuar nga mbajtësi i ligjshëm saj.

Ju njihni dhe pranoni se jeni përgjegjës për tu siguruar se karta/llogaria që ju përdorni ka kredit të mjaftueshëm në momentin e kryerjes së transaksionit dhe se ju jeni i vetmi përgjës për transaksionet e kryera nëpërmjet këtij shërbimi/ aplikacioni.

Të Drejtat e Pronësisë Intelektuale

Ju nuk përfitoni të drejta të Pronësisë Intelektuale ose të drejta të tjera të lidhura me të, përfshirë patenta, dizenjo, marka tregtare, të drejta të autorit në lidhje me përmbajtjen e Aplikacionit, Shërbimin Profili Im dhe Menune ALBtelecom Special.

Ofrimi nga ana e ALBtelecom i Aplikacionit, Shërbimit Profili Im dhe Menuse ALBtelecom Special nuk nënkupton transferimin e të drejtave të Pronësisë Intelektuale të zotëruara nga ana jonë apo nga ofruesit e liçensuar në lidhje me Aplikacionin, Menune e ALBtelecom Special dhe Shërbimin Mobile Self Care, por thjesht lejimin e përdorimit të Aplikacionit, Menuse ALBtelecom Specia dhe Shërbimit Profili Im sipas Kushteve dhe Termave për Përdorimin e Aplikacionit, Menusë ALBtelecom Special dhe Shërbimit Profili Im.

Përdorimi i Aplikacionit, Menusë ALBtelecom Special dhe Shërbimit Profili Im mbrohet nga legjislacioni përkatës në fushën e Pronësisë Intelektuale.

Ju nuk mund të printoni, kopjoni, riprodhoni, shpërndani, modifikoni ose të dublikoni në ndonjë mënyrë tjetër, tërësisht ose pjesërisht, software apo materiale të tjera që ju jepen në lidhje me Aplikacionin, Menunë ALBtelecom Special dhe Shërbimin My Self Care pa miratimin paraprak me shkrim të ALBtelecom.

Përgjegjësia dhe rregullat e përdorimit të Aplikacionit, Shërbimit, Menusë ALBtelecom Special

Ju mbani përgjegjësi të plotë për veprimet tuaja në lidhje me të gjitha veprimet që kryeni, përmbajtjen që shkarkoni dhe mënyrën e përdorimit të Shërbimit, Menusë ALBtelecom Special dhe Aplikacionit, përfshirë ruajtjen e fjalëkalimit dhe aksesin e tij nga palë të treta.

Nëse jeni 18 vjeç ose më shumë, ju mbani personalisht përgjegjësi për detyrimet tuaja që lindin nga përdorimi i Aplikacionit, Shërbimit Profili Im dhe Menusë ALBtelecom Special të ofruar nga ALBtelecom.

Nëse jeni nën 18 vjeç, ju dhe prindërit tuaj ose kujdestari juaj ligjor mbani përgjegjësi për detyrimet tuaja që lindin nga përdorimi i Aplikacionit, Menusë ALBtelecom Special dhe Shërbimit Profili Im.

Me përdorimin e Aplikacionit, Menusë ALBtelecom Special dhe Shërbimit Mobile Self Care, ju merrni përsipër sa më poshtë: Mospërdorimin e Aplikacionit, Menusë ALBtelecom Special dhe Shërbimit Profili Im për qëllime komerciale. Shërbimi është vetëm për përdorimin personal të pajtimtareve të ALBtelecom dhe nuk mund të përdoret për veprimtari tregtare, përveçse kur është miratuar në mënyrë te qartë paraprakisht me shkrim nga ALBtelecom.

Nëse dëshironi të lidheni me rrjetin ALBtelecom, ju pranoni se: (i) nuk do të riprodhoni Aplikacionin, Menunë ALBtelecom Special dhe Shërbimin Profili Im (ii) nuk do të kryeni veprime që lidhen me ose shkaktojnë vendosjen e përmbajtjeve me natyrë përçmuese apo keqinformimuese rreth ALBtelecom.

Ju jeni në dijeni dhe pranoni se gjatë procedurës së regjistrimit, Ju do të na jepni informacionin personal për numrin e telefonit, adresën e postës elektronike dhe fjalekalimin e zgjedhur nga Përdoruesi, si edhe që ALBtelecom do të mbledhë informacion në lidhje me telefonin tuaj dhe mënyrën e përdorimit të aplikimit/shërbimit, çka është e nevojshme për funksionimin e aplikimit/shërbimit (për shembull, gjuha, pajisja dhe statistikat e përdorimit).

ALBtelecom e përdor informacionin e mbledhur me qëllim ofrimin e shërbimit të kërkuar, ofrimin e suportit në rast të ndonjë problemi, për të ofruar mirëmbajtje, si edhe për të optimizuar dhe përmirësuar performancën e shërbimit. ALBtelecom e ruan informacionin e mbledhur në mënyrë të sigurt në serverat e ALBtelecom, në përputhje me parashikimet përkatëse të legjislacionit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.

ALBtelecom mund t'ju dërgojë komunikime (SMS dhe/ose email-e nga sistemi), përfshirë por pa u kufizuar në konfirmimin e regjistrimit, kujtesat për fjalëkalimet, përditësimet për ndryshimet e bëra shërbimit duke përfshirë njoftimet që ne mund t'ju dërgojmë në lidhje me përdorimin nga ana juaj të shërbimit.

ALBtelecom ka të drejte të përdorë informacionin tuaj për qëllime marketingu vetem nëse ju keni dhënë pëlqimin tuaj për këtë. Me përdorimin e shërbimit dhe pranimin e këtyre kushteve, ju pranoni përdorimin nga ana e ALBtelecom të të dhënave tuaja si më lart. Në rast se nuk doni që informacioni juaj të përdoret për qëllime marketingu, ju lutem të kontaktoni me një nga mënyrat e shprehura në seksionin "Shërbimi i Kujdesit të Klientit".

ALBtelecom nuk është përgjegjës për cilësinë, garancinë dhe sigurinë e Benefitit të përfituar nga pikat e shitjes/sportelet e Ofruesit të Benefitit/Tregtarit bashkëpunëtor të ALBtelecom. Ju jeni përgjegjës se po përfitoni Benefitin me vullnetin tuaj të lirë e të plotë dhe do ta mbani ALBtelecom të padëmtuar në lidhje me këtë.

Kontakt për të dhënat personale. Ju si përdorues, në cilësinë e subjektit të të dhënave personale, keni të drejtë të kërkoni akses në të dhënat tuaja si edhe të kërkoni që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e Ligjit 9887 datë 10.3.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", të ndryshuar. Kërkesa mund të drejtohet në cdo dyqan ALBtelecom.

Përjashtimi i Garancive dhe Kufizimi i Përgjegjësisë

Për aq sa lejohet nga ligji i zbatueshëm, Aplikacioni, Menuja ALBtelecom Special dhe Shërbimi Profili Im ju ofrohet "siç është" pa garanci apo kushte të tjera në lidhje me Aplikacionin, Menunë ALBtelecom Special dhe Shërbimin Profili Im nga ofruesit e liçensuar të Aplikacionit, Menusë ALBtelecom Special dhe Shërbimit Mobile Care.

Ne ose ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit, Menusë ALBtelecom Special dhe Shërbimit Profili Im nuk do t'ju detyrohemi, përfshire po pa u kufizuar në: rimbursim, kompensim, dëmet dhe/ose humbje për shkak të humbjes së fitimit aktual apo të ardhshëm, humbjen e të ardhurave, xhiron e shitjeve; humbjen e emrit të mirë, humbjen ose dëmtimin e reputacionit, humbjen e kontratave ose klientëve, humbjen e kursimeve të parashikuara, humbjen ose dëmtimin e të dhënave apo programeve apo për arsye të tjera çfarëdo qofshin, ose indirekte, të veçanta, të rastësishme ose të rëndësishme, qoftë të shkaktuara padrejtësisht (përfshi nga neglizhenca) qoftë për shkak të kontratës, madje edhe në qoftë se ne apo ofruesit tanë të liçensuar të Aplikacionit, Menusë ALBtelecom Special dhe Shërbimit Profili Im kanë qenë të informuar për mundësinë e humbjeve apo dëmtimeve të tilla.

Shërbimi i Kujdesit të Klientit

Nëse keni nevojë për asistencë në lidhje me Aplikacionin, Menunë ALBtelecom Special dhe Shërbimin /Aplikacionin Profili Im, ju lutemi të kontaktoni Shërbimin e Kujdesit të Klientit me një nga mënyrat si vijon:

E-mail Kujdesi_Abonentit@albtelecom.al
Telefon: 123 ose 042200123
WhatsApp / Viber +355672000123
Facebook / Instagram Inbox faqja zyrtare ALBtelecom
Live chat www.albtelecom.al

Për cdo problem që ndeshni në lidhje me transaksionet financiare (pagesë, rimbushje etj), përfshirë por pa u kufizuar në të dhënat e kartës apo dështim të kryerjes së sukseshme të transaksionit, ju lutem kontaktoni me Bankën tuaj

Ligji i zbatueshëm dhe Juridiksioni

Këto Kushte dhe Terma për përdorimin e Aplikacionit, Menusë ALBtelecom Special dhe Shërbimit Profili Im do të rregullohen dhe interpretohen sipas ligjit shqiptar. Për çdo mosmarrveshje në lidhje me to, Palët angazhohen të zgjidhin mosmarrëveshjet me mirëkuptim. Në rast të kundërt, palët i drejtohen Gjykatës së Rrethit Gjyqsor Tiranë.

Përditësuar: 27 Janar 2017