Termat dhe kushtet për konkurset në rrjetet sociale

NËSE DONI TË MERRNI PJESË NË KONKURSET QË ALBTELECOM ZHVILLON NË RRJETET E TIJ SOCIALE ZYRTARE, PARA SE TË PROCEDONI, JU LUTEM LEXONI ME KUJDES TERMAT DHE KUSHTET E PJESËMARRJES.

Nëse do të merrni pjesë në konkurs, atëherë supozohet se ju keni lexuar këto terma dhe kushte dhe keni rënë dakord me to paraprakisht.

Nëse nuk jeni dakord me këto terma, ju lutem mos vijoni, pasi në të kundërt do të merret e mirëqenë që jeni dakord me këto terma e kushte.

Të gjithë përdoruesit duhet të identifikohen individualisht si përdorues i pavarur me emrin e perdoruesit dhe adresen e email-it perkatese (ketu e ne vijim referuar me “Ju”)

Kushte dhe Afate për Konkursin.

Ju lutemi lexoni me kujdes Kushtet dhe Afatet e Konkursit.

Nëse do të merrni pjesë në këtë Konkurs, atëherë supozohet se ju keni lexuar këto terma dhe kushte dhe keni rënë dakord me to paraprakisht.

Nëse nuk jeni dakord me keto terma, ju lutem mos vijoni, pasi ne te kundert do te merret e mireqene qe jeni dakort me keto kushte dhe afate.

  • Ky Konkurs zhvillohet nga Albtelecom sh.a me NIPT J61824053N.
  • Ky Konkurs zhvillohet në faqen zyrtare të ALBtelecom ne facebook/instagram.
  • Konkursi do të zhvillohet përgjatë harkut kohor të specifikuar në tekstin përshkrues të publikimit të konkursit në faqet zyrtare respektive.
  • Fituesi/t do të shpallen në perfundim të Konkursit.
  • Përzgjedhja e fituesit/ve do të bazohet në mekanizmin e specifikuar në tekstin përshkrues të publikimit të konkursit (në faqet zyrtare të facebook/ instagram.
  • Fituesi/t do te fitojne një dhuratë që specifikohet paraprakisht në tekstin përshkrues të publikimit të konkursit (“Çmimi”).
  • Çmimi nuk nuk mund të tërhiqet nga palët e treta (përjashtim bën kur palë e tretë është personi i autorizuar apo kujdestari ligjor) të cilët nuk kanë fituar, dhe as nuk mund të konvertohet në rimbursim me para në dorë.
  • Mundësia e pjesëmarrjes në kete Konkurs është e hapur për të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale, por fituesit duhet të jenë detyrimisht abonentë të ALBtelecom, apo të bartin numrin e tyre në ALBtelecom përpara tërheqjes së çmimit të fituar.
  • Me kryerjen e veprimeve përkatëse për pjesëmarrjen në Konkurs, Ju si Përdorues keni dhënë miratimin tuaj për përfshirjen në këtë Konkurs duke pranuar automatikisht rregullat dhe mekanizmin e këtij Konkursi. Në rast të kërkesave të perdoruesve për të mos u përfshirë në këtë Konkurs, ALBtelecom nuk do t’i përfshijë ata në përzgjedhjen që bëhet për shpalljen e fituesve.
  • Cdo pjesëmarrës në këtë Konkurs pranon shprehimisht se ALBtelecom mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas Ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
  • Cdo përdorues mund të shpallet vetëm një herë fitues gjatë kohëzgjatjes së Konkursit, pavarësisht se mund të rezultojnë fitues disa ose më shumë herë.
  • Nëse dëshironi të merrni pjesë në Konkurs, ju:
    • Duhet të keni një llogari personale e-mail-i;
    • Duhet të jeni mbi moshën 18 vjeç në datën që do të merrni pjesë;
    • Duhet të hyni në faqen e dedikuar të Konkursit në faqen zyrtare;
    • Duhet të lexoni dhe pranoni këto Kushte dhe Afate të këtij Konkursi;
    • Duhet të përmbushni kërkesat që jepen shprehimisht në tekstin përshkrues të publikimit të konkursit;
    • Në rast se kërkesa në tesktin përshkrues është ngarkimi i një videoje, videoja e çdo pjesëmarrësi nuk duhet të jetë më e gjatë se 30 sekonda dhe nuk duhet të përmbajë audio shoqëruese;
    • Në rast se kërkesa në tesktin përshkrues është ngarkimi i një fotoje/videoje, fotoja/videoja duhet të jetë origjinale dhe e pashfaqur më parë;
    • Fotoja/videoja detyrimisht nuk duhet të përmbajë imazhe ose të ketë pjesëmarrës të personave nën 18 vjeç;
    • Fotoja/videoja nuk duhet të ketë përmbajtje apo imazhe të papërshtatshme të cilat përfshijnë, por nuk kufizohen vetëm te dhuna, përdorim armësh, marrëdhëniesh seksuale etj, nuk duhet të përmbajë, të nënkuptojë, nxisë asnjë lloj dhune, përdorim force, shfrytëzimi, propagande politike, etnike, racore, dhe /ose fetare, të favorizojë apo inkurajojë përdorimin e armëve të çdo lloji, substancave psikotrope dhe narkotike, duhanit, alkoolit etj;
    • Fotoja/videoja nuk duhet të përmbajë imazhe të cilat bëjne të identifikueshëm personat pjesëmarrës në të, në rast se ka persona pjesëmarrës.
  • Bëjnë përjashtim nga pjesëmarrja në ketë Konkurs:
    • Punonjësit e shoqërisë ALBtelecom sh.a. dhe familjarët e tyre;
    • Pajtimtarët e kategorisë Biznes dhe Institucione.
  • Nëse fotoja/videoja përmban imazhe, pjesëmarrje dhe/apo regjistrime të personave që janë/bëjnë të identifikueshëm, ateherë çdo person pjesemarrës në foto/video duhet të jetë informuar dhe të jetë marrë miratimi i tyre paraprak me shkrim me vullnetin e tyre të lirë dhe të plotë, për të qenë pjesëmarrës në video/foto, miratim i cili duhet t’i vihet ne dispozicion ALBtelecom në çdo moment që ALBtelecom e gjykon të arsyeshme nga Ju si përdorues e pjesëmarrës i Konkursit. Në rast të kundërt, videoja/fotoja do të skualifikohet dhe Ju do të jeni përgjegjes për çdo dëm dhe humbje që i shkaktohet ALBtelecom-it në lidhje me këtë.
  • Çdo pjesëmarrës ka të drejtë të marrë pjesë vetëm një herë në këtë Konkurs me një foto/video. Në rast se vërtetohet se një user/përdorues ka marrë pjesë më shumë se njëherë do të merret në konsideratë vetëm foto/video e ngarkuar herën e parë.
  • KUJDES! Fotot/Videot duhet të jenë të bëra nga ju apo nga ndonjë person që ju autorizon ta përdorni atë. Në rast se vërehet që një foto/video është marrë nga interneti, nga burime te tjera, ose në rast fotosh/videosh për të cilat vërehet se nuk keni të drejtat e autorit apo mbi të cilën persona të tretë pretendojnë pranë ALBtelecom të drejtat e autorit apo te drejtat e lidhura me te, atëherë foto/videoja nuk do të publikohet dhe/ose si rrjedhojë do të skualifikohet automatikisht nga Konkursi.
  • Në momentin qe ju bëheni pjesëmarrës në Konkurs dhe shpalleni fitues, ju pranoni se hiqni dorë nga çdo e drejtë në lidhje me foton/videon e realizuar, përveç atyre që janë të patransferueshme në bazë të legjislacionit për të drejtën e autorit dhe të drejtat e lidhura me to, nga e drejta për ta përdorur, apo ripërdorur atë për qëllime të tjera, plotësisht apo pjesërisht, në çdo formë apo media, nga çdo pretendim i tashëm apo i ardhshëm ndaj ALBtelecom në lidhje me sa më sipër dhe ALBtelecom do të ketë të drejtë ta përdorë atë në diskrecionin e tij të lirë.
  • Duke ngarkuar foton/videon në faqen zyrtare të ALBtelecom, ju deklaroni dhe garantoni se fotoja/videoja është e lirë nga çdo pretendim apo e drejtë e palëve të treta, dhe se ju jeni autori, ose personi i autorizuar dhe keni të gjitha të drejtat për ta përdorur, disponuar dhe poseduar foton/videon lirisht në përputhje me objektin e këtij Konkursi dhe keni informuar dhe marrë miratimin paraprak me shkrim të personave pjesëmarrës në të, nëse ka të tillë dhe nëse ata janë të identifikueshëm. Në rast të kundërt, ju do të jeni përgjegjës për çdo dëm dhe humbje që i shkaktohet ALBtelecom në lidhje me këtë.
  • KUJDES! Fotot/Videot e ngarkuara nga pjesëmarrësit në Konkurs, do të moderohen nga administratorët e faqes para se të bëhen pjese e Konkursit, për të verifikuar përputhshmërinë e tyre me normat e etikës dhe moralit, rregullat e Konkursit dhe legjislacionin në fuqi. Administratorët e faqes së Konkursit kanë të drejtë të vendosin në diskrecionin e tyre në çdo kohë për mospranimin e fotove/videove në Konkurs, apo heqjen e tyre kur ato janë në shkelje të legjislacionit në fuqi, të rregullave dhe normave të moralit dhe etikës.
  • Ju jeni i informuar dhe dakord që ALBtelecom:
    • mund të refuzojë dhënien e çmimit në rast se konstaton se nuk janë respektuar kushtet e kësaj Rregulloreje, apo në rast se fituesi rezulton i tillë si rezultat i ndonjë parregullsie apo mashtrimi.
    • nuk ka asnjë përgjegjësi për foton/videon që dërgohet/ngarkohet nga ju në faqen/për llogari të faqes zyrtare të ALBtelecom për t’u bërë pjesë e këtij Konkursi.
    • nuk mban asnjë përgjegjësi nëse faqja nuk aksesohet për arsye që nuk varen nga ALBtelecom.
    • rezervon të drejtën për ndryshimin e kohëzgjatjes së Konkursit duke njoftuar paraprakisht nëpërmjet faqes zyrtare.
    • rezervon të drejtën të ndryshojë këto terma dhe kushte në çdo kohë. ALBtelecom gjithashtu mund të krijojë rregulla të reja, të cilat mund të zbatohen gjatë ecurisë së Konkursit ose t’a anulojë atë për arsye madhore. Nëse ALBtelecom do të nxjerrë terma dhe kushte të reja, apo për çdo arsye do të anulojë këtë Konkurs, të gjithë pjesëmarrësit do të informohen paraprakisht nëpërmjet faqes zyrtare.
    • ka të drejtë të përjashtojë nga Konkursi pa asnjë paralajmërim për pjesëmarrësin e Konkursit dhe çdo pjesëmarrës në Konkurs nuk do të ketë të drejtë të pretendojnë për çmim, nëse nuk i përmbahet rregullave të Konkursit, që perdor foto/video në shkelje të rregullave dhe legjislacionit në fuqi, të normave dhe të moralit, që ka krijuar profile të rreme dhe/apo që përpiqet të marrë epërsi në vlerësime të padrejta nga votimi, apo të fitojë në mashtrim, me truke, votime fiktive ose mashtruese, apo mënyra të tjera të paligjshme.
  • Pasi të jetë shpallur, fituesi duhet të konfirmojë të dhënat e tij (emër, mbiemër, adrese e mail-i dhe numër celulari) gjatë komunikimit me operatorët e Shërbimit të klientit në chat/mesazh privat.
  • Fituesi mund të shpallet vetëm një herë fitues në Konkurse të ndryshme, të njëjta apo të ngjashme, të organizuara nga ALBtelecom gjatë një viti kalendarik, pavaresisht se mund të rezultojë fitues disa ose shumë herë.
  • ALBtelecom nuk do të jetë përgjegjës për fituesit të cilët nuk kanë dokumentet e nevojshme dhe/ose pasaportën biometrike të vlefshme.
  • KUJDES! Fituesit duke marrë pjesë në këtë Konkurs pranojnë që fotot/videot fituese do të shfaqen publikisht në faqet zyrtare të ALBtelecom (dhe/ose edhe në Youtube etj), si edhe mund të përdoren nga ALBtelecom për fushata publicitare plotësisht dhe/ose pjesërisht, më vete apo kolazh, në median e zgjedhur nga ALBtelecom, dhe nuk do të kenë asnjë pretendim të tashëm ose të ardhshëm në lidhje me këtë që përfshin por nuk kufizohet të pretendimet monetare.

Për çdo ankesë apo pretendim në lidhje me foton/videon dhe/ose përmbajtjen e saj, mund të na shkruani në adresen Kujdesi_Abonentit@albtelecom.al

Për çdo informacion apo pyetje rreth këtij Konkursi mund të na shkruani në Kujdesi_Abonentit@albtelecom.al

Përditësuar: 2 Nëntor 2020