Termat dhe kushtet që rregullojnë përfitimin e Paketës Roaming Dhuratë

Këto janë termat dhe kushtet që rregullojnë përfitimin e Paketës Roaming Dhuratë.

Me anë të kryerjes së rezervimit tuaj në Booking.com nga faqja jonë www.albtelecom.al ju bëheni fitues i një pakete Roaming 4 ditore sipas termave dhe kushteve më poshtë, e cila i bashkëlidhet numrit të telefonit të telefonisë së levizshme Albtelecom SH.A. të vendosur nga ju.

Albtelecom SH.A nuk mban asnjë përgjegjësi nëse faqja nuk aksesohet për arsye që nuk varen nga Albtelecom.

Çdo person që kryen rezervimin, pranon shprehimisht se Albtelecom mund të përpunojë të dhënat e tyre personale sipas ligjit “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, në përputhje me objektin e ofrimit të përfitimit të paketës Roaming, sipas kushteve të përcaktuara këtu.

ALBtelecom SH.A. rezervon të drejtën t’i ndryshojë këto Kushte dhe Afate në çdo kohë, pas informimit paraprak për ndryshimin e tyre.

Kryeni rezervimin tuaj në Booking.com nga faqja jonë www.albtelecom.al dhe do te përfitoni paketën Roaming 4 ditore dhuratë gjatë udhëtimit tuaj.

  • Paketa Roaming Dhuratë do të përfitohet për çdo rezervim të finalizuar në booking.com (nga faqja e ALBtelecom www.albtelecom.al) dhe është e vlefshme për 4 ditë nga momenti i aktivizimit.
  • Sapo të përfundosh me sukses rezervimin në booking.com, do të njoftohesh me një SMS që ke fituar paketën dhuratë.
  • Ti mund ta aktivizosh këtë dhuratë duke filluar nga një ditë përpara udhëtimit tënd (që përkon edhe me periudhën e rezervimit në Booking.com). Paketa dhuratë aktivizohet duke dërguar një SMS me tekst booking drejt numrit 136, ose nëpërmjet aplikacionit “Profili Im”.
  • Paketa Roaming 4 ditore dhuratë është e vlefshme drejt destinacioneve:

Për abonentët me Kontratë: Austri (T-Mobile), Belgjikë (Belgacom), Bullgari (Globul, Telenor), Estoni (Tele2), Finlandë (DNA), Francë (Boyugues), Gjermani (O2, Telefonica, E-Plus dhe T-Mobile), Greqi (Wind), Holandë (KPN), ltali (Tim & 3), Kanada (Bell & Telus), Kazakistan (Tele2), Kinë (Unicom), Kosovë (IPKO/Mobitel, Vala), Kroaci (Tele2, T-Mobile), Letoni (Tele2), Lituani (Tele2), Luksemburg (Tango), Mali i Zi (Mtel), Maqedoni (One, VIP), Mbretëri e Bashkuar (02, Telefonica), Rumani (Orange), Slloveni (Mobitel), Spanjë (Movistar/Telefonica), Suedi (Comviq/Tele2), Turqi (Avea/Turk Telecom,Turkcell), Zvicër (Swisscom).

Për abonentët me parapagesë: Austri (T-Mobile), Belgjikë (Belgacom), Bullgari (Telenor), Estoni (Tele2), Francë (Bouygues), Gjermani (E-Plus), Greqi(Wind), Holandë (KPN) (02. Telefonica), Itali (Tim & 3), Kanada (Bell & Telus), Kosovë (IPKO/Mobitel, Vala), Kroaci (Tele2, T-Mobile), Letoni (Tele2), Lituani (Tele2), Luksemburg (Tango), Mali i Zi (Mtel), Maqedoni (One, VIP), Mbretëri e Bashkuar (02/Telefonica), Rumani (Orange), Slloveni (Mobitel),Suedi (Comviq/Tele2), Turqi (Avea/Turk Telecom, Turkcell), Lituani (Tele2), Zvicër (Swisscom).

-Përfitimet e paketës roaming 4 ditore dhuratë janë:

  • Minuta Dalëse 30 *
  • Minuta Hyrëse 30
  • SMS Dalëse 30
  • Internet 30 MB
  • Vlefshmëria 4 Ditë

*Minutat dalëse janë të vlefshme vetëm drejt operatorit ALBtelecom Mobile.

SMS-të dalëse janë të vlefshme drejt të gjitha destinacioneve.

Skema e tarifimit për thirrjet hyrëse dhe dalëse është 60+1 sekonda, ndërsa për internetin është 10 Kb + 10 Kb.

  • Nuk mund të aktivizohen 2 paketa roaming njëkohësisht, edhe pse mund të jenë 2 paketa të ndryshme. Përjashtim bën vetëm paketa Roaming PromoZone Internet, e cila mund të aktivizohet së bashku me një nga Paketat e tjera Roaming.
  • Për të kontrolluar balancën dërgo një SMS me tekst Balance drejt numrit 136.
  • Paketa e përfituar ka prioritet në konsum ndaj paketave të tjera
  • Klientët që do të anulojnë rezervimin në booking.com, do të humbin edhe përfitimin e paketës dhuratë.
  • Klientët që do të modifikojnë rezervimin në booking.com, përkatësisht do t’ju modifikohet edhe vlefshmëria e paketës roaming dhuratë.

Përditësuar: 28 Mars 2017