Plane të Meparshme

proring-control.jpg

Proring Control është zgjidhja ideale për kompaninë tuaj, duke ju dhënë kontroll më të plotë mbi shpenzimet telefonike dhe mundësinë për të përfituar nga të gjitha ofertat dhe shërbimet e abonentëve me parapagesë.

*Këto plane tarifore nuk janë të vlefshme për abonentët e rinj!

Me Proring Control:

•    Nuk paguani asgjë përveç kohës së bisedës që përfitoni çdo muaj;

•    Keni kontroll të plotë mbi shpenzimet tuaja;

•    Mund të kryeni rimbushje në çdo moment, sipas nevojave tuaja;

•    Përfitoni bonus në minuta dhe SMS sa herë qe kryeni rimbushje;

•    Përfitoni nga të gjitha ofertat dhe shërbimet e abonentëve me parapagesë;

•    Keni shërbimin roaming të aktivizuar në çdo moment.

Ju mund të zgjidhni këto plane tarifore, dukë mbajtur të njëjtin numër. Kontaktoni tani përfaqësuesin tuaj të shitjeve ose dërgoni një e-mail në adresën enterprisesdepartment@eaglemobile.al për të përfituar tani Proring Control.

1.    Çfarë ndodh në rast se konsumoj kohën bisedore mujore? A do të mund të përdor telefonin?

-Po, ju mund të përdorni telefonin në rast se bëni një rimbushje ose rimbushje elektronike.

2.    A janë të vlefshme minutat dhe SMS e bonusit muajin tjetër?

-Minutat dhe SMS e bonusit janë të vlefshme për 7 ditë nga momenti i aktivizimit.

3.    A mund të përfitoj bonus nëse kryej 2 rimbushje me vlerë 500 Lekë secila? 

-Jo, për të përfituar bonus duhet të kryeni një rimbushje të vetme me të paktën 500 Lekë (me TVSH).

4.    A dyfishohet bonusi në rast se bëj një rimbushje tjetër?

-Vetëm në rast se ju keni konsumuar minutat ose SMS-të e bonusit të parë brenda 7 ditësh nga momenti i rimbushjes, mund ta përfitoni sërish këtë bonus duke rimbushur të paktën 500 Lekë (me TVSH).

5.    Mund ta përdor kohën bisedore të pakonsumuar në muajin tjetër?

-Jo, koha e planit tarifor e pakonsumuar nuk mund të mbartet në muajt pasardhës, ndërsa vlera e rimbushjeve do të jetë e vlefshme edhe në muajt në vijim.

Tarifat e planeve tarifore paraqiten si vijon:

 

Kategoria Proring Control 500 Proring Control 1000
Pagesa e regjistrimit Falas Falas
Garanci kombëtare Falas Falas
Garanci ndërkombëtare Falas Falas
Garanci Roaming Falas Falas
Pajtimi mujor 600 Lekë 1200 Lekë
Koha e bisedës e përfshirë 600 Lekë 1200 Lekë
Telefonata dhe SMS    
Minuta falas brenda grupit 50 min 120 min
SMS falas brenda grupit  25 SMS 60 SMS
Thirrjet kombëtare (Lekë/min)
   
Brenda grupit  7.2 7.2
Drejt numrave të tjerë Eagle 25.2 25.2
Drejt operatorëve të telefonisë fikse 25.2 25.2
Drejt operatorëve të tjerë celularë 25.2 25.2
SMS (Lekë/SMS)    
Drejt operatorëve kombëtarë  15.6 15.6
Drejt operatorëve ndërkombëtarë 18.0 18.0
Lundrim në internet (për 10kByte) 0.10 0.10

 

Pas konsumit të kohës bisedore mujore të planit tarifor, ju  mund të kryeni një rimbushje ose rimbushje elektronike duke përfituar bonus si vijon:

Shuma e rimbushjes Bonusi
500 -799 Lekë SMS drejt Eagle Mobile sa 1/10 e vlerës së rimbushjes*
800 Lekë e lart Minuta drejt Eagle Mobile sa 1/10 e vlerës së rimbushjes*

*Nëse rimbushni 600 Lekë, do të përfitoni 60 SMS drejt numrave Eagle (1/10 e 600 Lekë).
*Nëse rimbushni 900 Lekë, do të përfitoni 90 Minuta drejt numrave Eagle (1/10 e 900 Lekë).

Për tarifat roaming individuale ju lutem klikoni këtu
Për tarifat e sherbimeve klikoni këtu
Për cmimet e përmbajteve të Eagle Zone klikoni këtu
Për tarifat e shërbimeve të tjera klikoni këtu

Shënime :  

Të gjitha tarifat e mësipërme përfshijnë TVSH.
Për telefonatat kombëtare, koha fillestare e faturuar është 30 sekonda, pas kësaj kohe do të aplikohet faturimi për 10 sekonda. 
Për telefonatat ndërkombëtare, koha fillestare e faturuar është 30 sekonda, pas kësaj kohe do të aplikohet faturimi për sekondë.
Koha bisedore mujore e pakonsumuar e planit tarifor nuk do të mbartet në muajt pasardhës. 
Minutat ose SMS e përfituara nga bonusi janë të vlefshme deri në 7 ditë nga momenti i rimbushjes

Përditësuar: 29 Dhjetor 2016