Paketa ALBtv Tring me Parapagim

MOS U SHQETËSO PËR KONTRATAT AFATGJATA

MERR INTERNET E IPTV ME PARAPAGIM

Tani shërbimin e IPTV-së mund ta marrësh edhe për periudha 1, 3 apo 6 mujore.
Parapaguaj totalin e pajtimit mujor të paketës së përzgjedhur për të gjithë periudhën e kontratës dhe merr shërbimin e dëshiruar.

Paketa me Parapagesë Çmimi/Muaj Shpejtësia e Internetit Përmbajtja TV
ALBtv me Parapagim Tring Bazë​ 2,400 Lekë​ 8 Mbps​ Tring bazë​
ALBtv me Parapagim Tring Bazë + Sport​ 2,700 Lekë​ 8 Mbps​ Tring bazë +
Sport​

  1. Përveç periudhës së parapagimit, klientët e rinj në këtë paketë do të paguajnë një garanci prej 3,000 Lekësh e cila u rikthehet në momentin e mbylljes së kontratës.
  2. Abonimi 1 mujor është i vlefshëm vetëm klientët ekzistues në paketën me parapagesë. Klientët e rinj mund të abonohen vetëm në periudhat 3 ose 6 muaj.
  3. Shërbimi i telefonisë fikse nuk përfshihet në çmim.
  4. Pajisjet jepen në përdorim pa asnjë pagesë shtesë.
  5. Instalimi i shërbimit për kontratat 6 mujore është falas, ndërsa për ato 3 mujore është me vlerë 1,000 Lekë.
  6. Klienti nuk mund ta ndryshojë paketën gjatë periudhës së parapagimit.
  7. Klienti duhet të dorëzojë pajisjet në dyqan përpara përfundimit të kontratës. Nëse pajisjet nuk do të dorëzohen, aplikohet penalitet për çdo pajisje të marrë në përdorim.
  8. Afati për riabonim apo dorëzimin e pajisjeve është 30 ditë nga përfundimi i periudhës së abonimit 1, 3 ose 6 mujor.
  9. Përveç paketës së përzgjedhur TV të Tring, në paketat IPTV përfitohen falas edhe kanalet RTSH.
  10. Kjo ofertë është e vlefshme deri më 5 shtator 2018. 
  11. Cmimet e paketave përfshijnë TVSH.
Përditësuar: 6 Qershor 2018