GPS Tracking

ALBtelecom ofron monitorimin e automjeteve apo aseteve të tjera me anë të sistemit të monitorimit me GPS. Ky shërbim ju mundëson ndjekjen e lëvizjes së çdo automjeti nga telefoni ose kompjuteri juaj në kohë reale, si dhe akses në arkivën e të dhënave për muaj/vite me rradhë.

Sistemi i monitorimit është pjesë e zgjidhjeve Machine to Machine që ALBtelecom u ofron entiteteve për të menaxhuar flotën e tyre. Nëpërmjet sistemit të monitorimit, bizneset mund të monitorojnë itinerarin, pozicionin dhe statusin e automjeteve të tyre (makina, kamionë, autobuzë, trailer ose automjete frigoriferë, motoçikleta) në kohë reale.

GPS është një shërbim i integruar me bazë abonimi që kombinon më së miri teknologjinë e komunikimit të të dhënave me të gjithë infrastrukturën e nevojshme hardware dhe software, si edhe me pajsijet Telemetrike që instalohen në automjete për monitorimin e tyre.

Përditësuar: 15 Shkurt 2019