ALB-IX

Dedicated-services_infrastrukture-al alb ix.jpg

Internet Exchange Points (IXP) janë elementët kyç për infrastrukturën e internetit, dhe u mundësojnë rrjeteve të ndryshme të shkëmbejnë trafik me njëri-tjetrin. Ofruesit e shërbimit të internetit (Internet service providers – ISP) mund të lidhen me IXP duke krijuar potencial për përfitime teknike dhe ekonomike.

Një IXP mundëson lidhjen e rrjeteve me një ofrues të vetëm, duke evituar lidhjen me ofrues të palëve të treta. Gjithashtu, një IXP e mban trafikun e internetit të lokalizuar, duke bërë që të evitohen lidhjet apo linket ndërkombëtare, gjë që rezulton në uljen e kostove, në ofrimin e një gjerësie brezi (bandwidth) lokale të posaçme dhe në përmirësimin e cilësisë së performancës së internetit lokal.

Shërbimi ALB IX, u ofrohet subjekteve të mëposhtme:

•   Abissnet
•   Nisatel
•   Tring
•   IBC
•   AKSh
•   Telekom Albania
•   Primo
•   Bleta Net

Përfitimet kryesore për ISP që lidhet nëpërmjet një IXP jane tre:

•    Kursime në gjerësinë e brezit (bandwidth) dhe reduktim kostoje. Kusimi në përdorimin e brezit të gjerë ka qënë qëllimi për krijimin e IXP të para. Ky qëllim u        mendua në mënyrë që të mbahej trafiku lokal i internetit (faqet lokale) për ISP-të e lidhura në IXP, gjë që eviton përdorimin e linjave tranzitore ndërkombëtare, të cilat janë shumë të shtrenjta.
•    Cilësia e shërbimit (reduktim vonese/latency). Përdorimi IXP mundëson përmirësim në performancën e rrjetit dhe rritje në cilësinë e shërbimit (QoS) për klientët, kjo si rrjedhojë edhe e kursimit në gjerësinë e brezit, e reduktimit të RTT –së dhe e përdorimit të lidhjeve, apo linkeve lokale. 
•    Mundësi për të ardhura të tjera. Nëpërmjet një lidhjeje IXP, ofruesit ISP kanë mundësinë të krijojnë modele të reja biznesi, të cilat rrisin përdorimin e linkeve lokale, si p.sh.: e-banking, e-commerce, e-government, VPN të ndryshme, hostim përmbajtjeje, si edhe shërbime të tjera të cilat mund të ndikojnë në cilësi gjatë kohës që kjo përmbajtje të qarkullojë në linke të ngarkuara.

•     Route server (Serveri i rutimit)
•     Looking-glass (Monitorim i rutimit)
•     Matje dhe instrumentime të ndryshme
•     Sinkronizim i orës së rrjetit (Network time protocol)
•     Kontrolli i kasha-së së internetit
•     Server lajmesh
•     Server bazë (root server)
•     Raportime të ndryshme: Mundësi për përgatitje raportimesh në nivel javor /mujor si vijon:
1.     Trafiku për klient
2.     Trafiku peering
3.     Gabime/Humbje
4.     Statistika rutimi

Lloji Tarifës Shpjegimi Vlera (Euro)
Lidhja fillestare Tarife jo e përsëritshme për lidhje 1 000
FE / 10 Mbps Lidhje 10 Mbps me portë në ALB-IX 3 00
FE / 100 Mbps Lidhje 100 Mbps me portë në ALB-IX 6 00
GE / 1 Gbps Lidhje 1 Gbps me portë në ALB-IX 1 000
Rack i bërë share 
(Shared Rack- 3U
Hapësirë për 3 njësi rack (RU) në rack + energji të pandërprerë 1 00
Çdo njësi 1 U shtesë 1 Hapësirë shtesë për rack + energji e pandërprerë 30

FE – Fast Ethernet, GE – Gigabit Ethernet
* Klienti është përgjegjës për kabllot e shtruara deri në ambientet e ALB-IX. Nëse nuk ka kabllim nga klienti tek ALB-IX, atëherë Albtelecom mund të ofrojë lidhjen nëpërmjet kushteve dhe çmimeve të shërbimit specifik.

Përditësuar: 29 Dhjetor 2016