Hapësire Virtuale (Cloud Storage)

Banners per Sherbime Datacenter Cloud _ 01-09.jpg

Edhe pse kryesisht është një shërbim mbështetës, ky shërbim është i përshtatshëm për çdo përdorues që kërkon të shtojë ruajtjen e matshme së bashku me abonimin e tij ekzistues, apo blejë hapsirë ruajtje dhe që do të ketë akses nga disa pajisje.

Na kontakto tani në cloud@albtelecom.al

Pse ta zgjidhni këtë shërbim:

  1. Përdoruesi përfundimtar mund të kërkojë rritjen e hapësirave të tij të përdorura për shërbimet virtuale të mëposhtme: web hosting, servera, e-maile, shërbime të tjera të hostuara; ose në radhë të dytë mund të përdoret si një file transferimi, backup-i i përmbajtjes, shërbimi backup i përmbajtjes përfundimtare.
  2. Pa tarifë instalimi ose setup-i;
  3. Më me leverdi sesa blerja e një serveri të ri, apo paketa të tjera hostimi;
  4. Ruajtja është e matshme dhe gati (nuk keni pse prisni për blerjen e server-ave);
  5. Paketa që përfshijnë volume të mëdha ruajtjeje;
  6. Ndërfaqe e kontrollit bazuar në Web (e aksesueshme nga pajisje të ndryshme: kompjutera, tableta, aparate celular, etj.), akses në distancë, akses FTP, etj;
  7. E njëjta lloj media per ruajtje që blihet në shërbimin kryesor të hostuar.
Paketa iSCSI/SATA
Kapaciteti (GB) Çmimi/muaj (Lekë)
10 GB 120
100 GB 600
150 GB 720
200 GB 840
250 GB 1,080
500 GB 1,800
1000 GB 3,000
2,000 GB 4,800
5,000 GB 10,800
10,000 GB 18,000

 *Çmimet e mësipërme janë me TVSH.

Klientët që dëshirojnë një volum ruajtjeje që nuk është i përfshirë në listat e mësipërme mund të kombinojnë ato ekzistuese dhe të paguajnë tarifën totale përkatëse.

Për shkak të volumit të rritur, edhe përdorimi i drejtë i volumit të shërbimit ka nivele më të larta.

Janë në dispozicion disa metoda për të aksesuar shërbimin: nëpërmjet sistemit të përdoruesit përfundimtar, me akses në distancë, me ndërfaqe web, nga browser-i i aparatit celular, madje dhe me akses fizik, duke vizituar një nga datacenter-at tanë.

 

Për më shumë informacion, vizito dyqanet tona ALBtelecom, merr suport me chat online, merr suport në Whatsapp apo Viber në 067 2000149, ose telefono Shërbimin e Klientit në 149.

Përditësuar: 29 Dhjetor 2016