Akses Interneti i dedikuar

Akses interneti i dedikuar është një shërbim të dhënash “internet work” që lidh rrjetet kompjuterike me rrjetin “Internet” dhe kjo arrihet duke përdorur rrjetin e ALBtelecom. Shërbimi që do të marrë klienti fundor është një pikë lidhje / urë lidhje e bazuar në standardin IEEE 802.x.

Nëpërmjet këtij shërbimi, klientit i ofrohet mundësia të aksesojë internetin mbarë botëror. Klienti mund të lidhë një kompjuter të vetëm, një Hub / Switch për LAN ose të lidhë një rrjet kompleks kompjuterik duke zgjeruar aksesin në internet.

Nga ana gjeografike, ALBtelecom ka mundësi të ofrojë shërbimin akses interneti i dedikuar kudo në Shqipëri, sipas kërkesave të klientit.

Pse të zgjidhni akses interneti të dedikuar:

Arsyeja kryesore për shërbimin e aksesit të internetit të dedikuar është se i gjithë kapaciteti (shpejtësia e transmetimit) ofrohet për përdorim vetëm një klienti dhe nuk ka varësi nga numri klientëve të lidhur në një moment të caktuar, kjo pasi kapaciteti është i dedikuar (jo shared).

Përfitimet nga aksesi internet i dedikuar:

  1. Lidhja bazohet në standartin Ethernet, një teknologji e njohur nga stafi teknik në treg,
  2. Lidhja nuk ndahet (nuk bëhet share) me klientë të tjerë,
  3. Linja mbi 2 Mbps ofrohet nëpërmjet fibrës optike.
  4. Interneti simetrik ofron eksperiencë shumë të mirë për ngarkimin (upload) dhe shkarkimin (download),
  5. Redukton koston e pajisjeve të klientit,
  6. Shërbimet dhe mirëmbajtja janë të centralizuara,
  7. Lidhja mund të ofrojë shpejtësi deri në 100 Mbps midis ALBtelecom dhe klientit.
  8. Kapaciteti rritet sipas kërkesës, dhe parimit që klienti paguan për atë të cilën ka nevojë,
  9. Shërbimi është i mundur kudo në Shqipëri, duke përdorur rrjetin dixhital e modern të ALBtelecom,
  10. Shërbimi cilësor i disponueshëm 24 orë në 24.

Për informacione të mëtejshme kontaktoni kujdesin ndaj klientit (149 ose 042200149), ekipin e shitjeve ndaj korporatave, ose na shkruani në Kujdesi_abonentit@albtelecom.al

.

Përditësuar: 29 Dhjetor 2016